Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj zyrtarëve dhe ish-anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, sipas ekspertëve për çështje ekonomike dhe përfaqësuesve të punëtorëve, lënë hapësirë për dyshime se procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë ka kaluar me shumë parregullsi.
Rasti i fundit, të mërkurën, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Profesori i ekonomisë, Musa Limani, për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se burimi kryesor i korrupsionit ka qenë pikërisht procesi i privatizimit.
“Unë nuk jam prokuror apo organ që mund të vendos për fajësinë e tyre. Por, parimisht mund të them se procesi i privatizimit ka qenë burim i korrupsionit, abuzimeve dhe njëherësh shkatërrim i ekonomisë se Kosovës”.
“Ndërmarrjet shoqërore janë shitur me çmime jashtëzakonisht të ulëta, është ndërruar destinimi dhe normalisht as destinimin e mjeteve të fondit të privatizimit ne nga jashtë nuk e dimë”, ka thënë Limani.
Edhe gjatë vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte bastisur disa zyre të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Në muajin mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjatë një operacioni kishte arrestuar 11 zyrtarë dhe anëtarë të Bordit menaxhues të AKP-së të cilët dyshoheshin se kishin kryer vepra penale.
Kurse në muajin shtator të vitit 2014, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar pas bastisjes së zyrave ishte arrestuar një person.
Me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, gjithnjë të pakënaqur kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Avni Ajdini, nënkryetar në këtë sindikatë, duke mos dashur të flasë për dyshimet e ngritura, thotë se ka hapësirë të dyshohet për manipulime, pasi në organet udhëheqëse të AKP-së, vazhdimisht zgjidhen persona të partive politike.
Ajdini e quan të “egër” procesin e privatizimit.
“Edhe tani qeveria i ka dërguar njerëzit e saj, njerëz të dëgjueshëm. Edhe dyshimet ekzistojnë se ata mund të manipulojnë dhe keqpërdorin detyrën zyrtare”
Por, Musa Limani, ka thënë se dyshimet për keqpërdorim të procesit të privatizimit fillojnë që nga themelimi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e duke vazhduar edhe tash me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
“Madje ka pasur tentativa që të zhduken (digjen) edhe dokumentet për t’i humbur shenjat e abuzimeve dhe keqpërdorimeve. Sigurisht që prokurori i ka argumentet dhe ata që i kanë duart e përlyera le ta mbajnë barrën“, ka thënë Limani.
Ndryshe, për më tepër se një dekadë ka filluar procesi i privatizimit dhe çdo herë është pasuar me kritika të ndryshme, sidomos mënyra e privatizimit me metodën e spin-off-it special, mënyrë kjo me të cilën janë privatizuar konkretisht ndërmarrjet që janë vlerësuar më të mëdha, të cilat nuk është dashur ta ndërrojnë destinimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës