Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj të premten e kanë bërë përgjegjës pushtetin lokal të Ferizajt për menaxhimin jo të mirë të buxhetit, duke thënë se ka pasur shumë parregullsi dhe jo në përputhje me premtimet e bëra nga kreu i komunës Muharrem Svarqa.
Drejtuesi i Nënkomitetit për ekonomi të këtij subjekti, Njazi Luzha ka thënë gjatë një konference për shtyp se sipas premtimeve të kryetarit Svarqa, viti 2015, komunën e Ferizajt, do të duhej ta gjente, me më së paku 1 mijë e 500 qytetarë të punësuar,që nga koha e marrjes së mandatit të tij, dhe atë kryesisht në sektorin e bujqësisë, pastaj nga investimet e huaja në zonat e destinuara për zhvillim e deri tek përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme.
“Por, sipas të dhënave, edhe pse në mungesë totale të transparencës së komunës, dhe nga gjendja e përgjithshme në komunë, asnjë nga këto premtime elektorale nuk janë realizuar”, ka thënë Luzha.
Drejtues të VV-së kanë thënë se nisur nga planifikimi dhe realizimi i të hyrave vetanake për vitin 2015, komuna e Ferizajt nuk ka reflektuar aftësi për menaxhimin e tyre. “Nga mbi 4 milion e 204 mijë euro të planifikuara si të hyra vetanake, deri në fund të muajit shtator janë realizuar 2 milionë e 369 mije euro”, tha Luzha.
Më tutje zyrtarët e kësaj partie kanë theksuar se patën bërë vërejtje tek shpërndarja e buxhetit nëpër kategoritë e ndryshme ekonomike, ndarje kjo sipas tyre, nuk mundësonte zhvillim dhe mirëqenie të qytetareve të komunës së Ferizajt. “Sepse një ndarje e madhe e buxhetit, diku rreth 1 milion euro, shkon në kategorinë ‘mallra dhe shërbime’,ndërsa tek kategoria e subvencioneve vetëm 553 mijë euro. Vlen të theksohet se te Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari ka vetëm diku rreth 177 mijë euro subvencion, e që bie ndesh edhe me premtimin elektoral të kryetarit Svarqa, ku ky premtim ka qenë rreth 1 milion e 300 mijë euro të premtuara për këtë kategori, që do të thotë se kjo paraqet edhe një dështim të radhës së premtimeve të tij. Për ironi të kësaj, tek zyra e kryetarit kemi 39 mijë euro subvencion ,ndërsa tek Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe drejtoria për Shërbime Sociale, në të dy këto drejtori kemi zero subvencion”, ka thënë Luzha.
Në Vetëvendosje kanë thënë se sipas të dhënave, rreth 300 mijë euro për këtë vit kemi suficit buxhetor. Kjo tepricë buxhetore është tregues i paaftësisë e kësaj qeverie në menaxhimin e buxhetit. “Nëse e marrim parasysh ‘planin prej 14 pikash’ të kryetarit Sfarqa, plan ky i dalë në fillim të këtij viti që po e lëmë pas, e që kishte të bëje me ngritje të mirëqenies, shkurtime buxhetore në kategori të caktuara, e deri te zhvillimi ekonomik i komunës në përgjithësi, del që ka qenë edhe një mashtrim i radhës së kryetarit, sepse nëse i shikojmë pikat që ka ngërthyer ky plan, me atë se çka është vepruar në realitet, dhe nga shpërndarja e buxhetit në kategori të caktuara, lirisht mund të themi se kjo qeveri nuk është qeveri për zhvillim të komunës, po r qeveri e luksit”, ka thënë Njazi Luzha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës