Me ndryshimin aktual të Ligjit të Punës në Gjermani do të rregullohet (ndryshohet) qasja në tregun gjerman të punës nga viti 2016. Nga data 01 janar 2016 deri më datën 31 dhjetor 2020 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale si dhe punë të tjera ndihmëse.
Kjo vlen edhe atëherë kur ju nuk keni një shkollim të caktuar profesional, apo kur kualifikimi juaj profesional nuk njihet në Gjemani. Kurse ata të cilët kanë kualifikim prej akademiku, do të kenë mundësinë të fitojnë një të ashtuquajtur “Blaue Karte EU”, dhe të përfitojnë pagën minimale prej 40 mijë eurosh. Këta persona pasi të fitojnë Kartën Blu të BE-së u hapet mundësia që pas një qëndrimi 33 muajsh, respektivisht pas vërtetimit të njohurive të mjaftueshme mbi gjuhën gjermane pas 21 muajsh, të marrin një leje vendosje.
Aktualisht kërkesë të lartë në shtetin e Gjermanisë ka për studiuesit e shkencave natyrore, matematikanë, inxhinierë, mjekë dhe profesionistë me shkollim të lartë për teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit. Për t’i fituar këto të drejta paraprakisht qytetarët kosovarë duhet t’i përmbushin disa kushte.
Njëra nga këto kushte është të kenë ofertë për një vend pune të garantuar nga ana e një punëdhënësi në shtetin gjerman, duke filluar nga 1 janari i 2016-s apo më vonë. Si dhe duhet t’i përmbushin kushtet tjera ligjore të parapara për lëshimin e vizës. Më tej Agjencia Federale për Punësim do të verifikojë se a qëndron në dispozicion ndonjë kandidat i favorizuar (shtetas gjerman apo shtetas i BE-së) për këtë ofertë të vendit të punës.
Në një rast të tillë nëse ekziston një shtetas gjerman apo shtetas i BE-së, një kosovari nuk do t’i jepet një leje pune për tregun gjerman të punës. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ai ka thënë se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës e pranon me kënaqësi dhe me mirëseardhje njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Gjermanisë për ngritjen/përmirësimin e mundësive të punësimit të shtetasve të Kosovës në Gjermani nga viti 2016 e tutje.
“Gjermania gjithnjë ka qenë partner i fuqishëm i Ministrisë sonë, por edhe i Kosovës, dhe mijëra familjeve e individëve të cilët kanë lidhje të forta e direkte me Gjermaninë”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës