Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza në konferencën e fund vitit ka thënë se viti 2015 përmbyllet me normën e rritjes prej 3.5 për qind. Sipas Hamzës, remitencat, investimet e huaja dhe kreditimi ka ndikuar në këtë normë të rritjes ekonomike.
Hamza po ashtu tha se sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja direkte deri tani kanë arritur mbi 300 milionë euro. “Nëse i referohemi rritjes së kreditimit, rritjes së remitencave, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen ekonomike. Vlerësimet e Bankës Qendrore janë se rritja ekonomike për vitin 2015 do të jetë diku tek 3.5 për qind”, tha Hamza.
Ai këtë vit e ka quajtur të suksesshëm duke thënë se kishte rrije të kreditimit në prodhim dhe bujqësi.
“Rritja e kreditimit ka ardhur kryesisht si rezultat i përmirësimit të kushteve të kreditimit dhe i zvogëlimit të normës së interes….Sektori i prodhimit për vitin 2015, gjithmonë i referohem të dhënave të muajit të fundit nëntor ka pasur një rritje të prodhimit të 6.4 për qind. Ndërsa, kredit për bujqësi 22.7 për qind dhe kjo i kontribuon përmirësimit të situatës kryesisht në atë pjesën ku Kosova ka më tepër nevojë në rritjen ekonomike të brendshme, zvogëlimin e deficitit tregtarë dhe me kontrtributin normalisht zvogëlimin e papunësisë…Kredit jo përformuese janë tregues portfolio shumë i shëndosh kreditor dhe kanë arrit në nivelin 6.5 për qind që është niveli më i ulët nga 8.7 sa ka qenë“, tha Hamza.
Ai po ashtu gjatë konferencës bëri të ditur se bankat këtë vit kish më pak të hyra por fitime më të mëdha. “Nëse e shikojmë strukturën e të hyrave edhe nëse e shikojmë fitimin e bankave komerciale , del që fitimi i bankave komerciale në këtë vit nuk ka ardhur si rezultat iu rritjes së të hyrave për bankat komerciale por ka ardhur si rezultat i zvogëlimit të shpenzimeve . Nëse i krahasojmë të hyrat e bankave. Në periudhën nëntor 2015, nëntor 2014, kemi zvogëlim të të hyrave. Po kemi rritje të fitimit dhe kjo kryesisht ka ardhur si rezultat i portfolios të shëndoshë kreditore ku kredit janë 6.5 për qind kreditë jo përformuese dhe bankat nuk kanë qenë të detyruara me nda provizione dhe kjo pastaj reflekton tek shpenzimetbankave“, tha Hamza.
Ndërsa, sa i përket investimeve të huaja, Hamza, tha se bazuar në të dhënat që i kanë deri tani janë regjistruar mbi 300 milionë euro investime të huaja.
“Investimet e huaja direkte në raport me vitin e kaluar kanë pasur një rritje. Në raport me nevojat ku i ka Kosova, në raport me vendet e regjionit, Kosova ka nevojë që të ketë më shumë investime të huaja direkte. Mirëpo deri në momentin kur ne i kemi të dhënat tona sa i përket investimeve të huaja direkte janë mbi 300milionë euro dhe sa do të jenë deri në fund të vitit mbetet me pa”, tha Hazma.
Në fund guvernatori Hamza ka ndarë tri çmime fituese për punimet më të mira për Ekonomistë të Rinj. Fitues i këtyre çmime ishin, Shkumbim Maksutaj, Ylberina Hysa-Arifi dhe çmimi i tretë për Petrit Dërgutin, Besart Asllanin dhe Flamur Asllanin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës