Ministri i Financave Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot takimin e fundit për këtë vit të Administratës Tatimore të Kosovës, ku të pranishëm ishin u.d Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku dhe zyrtarë tjerë të lartë të këtij institucioni.
Në këtë takim Ministri Hoti përgëzoi të gjithë punonjësit në Administratën Tatimore të Kosovës për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2015. “Administrata Tatimore ka arritur rezultate të shumë të mira këtë vit. Nga trendi negativ që ka pasur vitin 2014, rritja e të hyrave sivjet është e kënaqshme, presim përfundimin e vitit për shifra më të sakta”, tha ministri Hoti.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2015 janë arritur reforma të mëdha në politikat fiskale “Pas hyrjes në fuqi të pakos së re fiskale, e cila përfshinë Ligjin mbi TVSH-në, Ligjin mbi të Ardhurat e Korporatave, si dhe Ligjin mbi të Ardhurat Personale, deri më tani 152 kompani kanë marrë autorizime për lirim nga TVSH-ja në import të lëndës së parë për prodhim, 163 kompani kanë shfrytëzuar mundësinë e importit pa TVSH të makinerisë prodhuese dhe teknologjisë informatike. Si rezultat, janë importuar rreth 30 milionë euro vlerë të makinerisë prodhuese të cilat kanë përfituar mbi 5 milionë euro lirime nga TVSH-ja që mund të konsiderohet si kontribut i Qeverisë së Kosovës në nxitjen e investimeve”.
“Gjatë vitit 2015, gjithashtu nga muaji prill është aplikuar projekti i rimbursimi të kuponëve fiskal. Gjatë kësaj periudhe, janë rimbursuar mjete nga kuponët fiskal në vlerë prej 737,750 euro për 45,355 qytetarë. Kjo ka ndikuar në uljen e informalitetit”, shtoi ministri Hoti.
Po ashtu tha se “Administrata Tatimore ka lehtësuar kushtet e të bërit biznes, duke miratuar Udhëzimin Administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve fiskale, Udhëzimin Administrativ për Tatimin në të Ardhura Personale, Udhëzimin Administrativ për Tatimin në të Ardhura ne Korporata, Udhëzimin Administrativ për Tatimin në Vlerën e Shtuar, si dhe janë në përfundim edhe Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore, si dhe Udhëzimi Administrativ për Transferimin e Çmimeve”.
Me këtë rast, Ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Në programin e Qeverisë së Kosovës 2014-18, është planifikuar që të bëhet unifikimi i Doganave dhe Administratës Tatimore në një Agjenci të përbashkët të të hyrave. Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave, ka miratuar planin inicial për këtë reformë të madhe. Planifikohet që procesi i bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore të përfundojë në fund të vitit 2016 dhe Agjencia e të Hyrave të fillojë punën më 2017”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës