Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim lamtumirës menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters.
Kryeministri Mustafa e falënderoi për punën e bërë duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BB-së, gjatë kësaj periudhe.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, shprehu interesimin e Qeverisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm sidomos në sektorin e energjisë, ku BB-ja ka qenë përkrahëse e projektit “Kosova e Re”.
Përkundër situatës politike në vend, kryeministri tha se Qeveria ka punuar mjaft shumë në ekonomi, duke e njoftuar Olters edhe për vendimin e marrë sot në Qeveri për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.
“Qeveria është e interesuar të vazhdojë dhe të rrisë bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, BERZH-i, FMN-ja etj. Kosova ka nevojë të identifikojë përparësitë krahasuese me vendet e ra jonit dhe të rrisë konkurrencën, dhe pas nënshkrimit të MSA-së, edhe me vendet e BE-së të rrisim konkurrueshmërinë. Po ashtu, të krijojmë kushte për investime të huaja direkte. Në këtë drejtim kemi ecur përpara me Ligjin për Investime Strategjike dhe duhet të punojmë që të avancojmë sektorin minerar”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se kjo Qeveri nuk ka objektiv më të rëndësishëm se sa zhvillimin ekonomik, pasi që problemet themelore në Kosovë lidhen me papunësinë.
Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin gjatë punës më shumë se katër vjeçare në Kosovë, duke thënë se gjatë kësaj periudhe ka vërejtur progres evident. Ai, po ashtu, tha se BB njeh hapat e rëndësishëm që janë arritur në sektorin energjetik në vend, duke u shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës.
Olters po ashtu vlerësoi stabilitetin fiskal, stabilitetin bankar, dhe faktin se Kosov a ka një popullsi të re dhe me potencial për zhvillim të mëtejshëm, si dhe theksoi se zgjidhja e pengesave në sektorin e energjisë do të rriste potencialin e Kosovës për zhvillim të shpejtë, pasi që ekonomia e Kosovës ka shumë elemente pozitive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës