LAJMI I FUNDIT:

Gjevat Kelmendi, në vorbullën e mafisë dhe gangsterëve

Gjevat Kelmendi, në vorbullën e mafisë dhe gangsterëve

Që në moshë të re i pëlqente të shikonte me orë të tëra filmat, kjo falë përkushtimit dhe pasionit të tij të shtrenjtë, që e kultivoi prej atëherë. Por një ditë prej ditësh, 14- vjeçari, do të niset drejt Anglisë, krejt natyrshëm kapërcen “barrierën” dhe sot, ai ndan sheshxhirimin krahas yjeve të kinematografisë, sikur Bryan Cranston, Sean Bean, Christoph Waltz, Diane Kruger, Monica Bellucci…

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Fuqia trupore, shkathtësitë artistike dhe mençuria e tij e shprehur gjatë çdo roli reflekton talentin e tij si aktor.


Në këtë intervistë Gjevat Kelmendi rrëfen jetën e tij mes aktrimit dhe eksperiencës së tij mahnitëse të interpretimit krahas yjeve të kinematografisë botërore. Për më shumë ndiqni intervistën.

v7ENv2G

Z. Kelmendi, në botën e kinematografisë, në mënyrë të pabujshme keni depërtuar në artin e shtatë që quhet film. A mund të bëni një kronologji të ecejakeve tua në këtë zhanër që do të thoshim që është sintezë e të gjitha arteve?
Filmi im i parë ka qenë “Hyena”, i cili është i bazuar në ngjarje të vërtetë. Në filmin tjetër, “The Governor”, luaj rolin rus, ndërsa te “Spectre”, sikur bos spanjoll. Kam marrë pjesë edhe në filmin “The Infiltrator”, me aktorin e njohur Bryan Cranston, ndërsa në filmin “Legends”, me aktori Sean Bean, ku isha sërish si mafioz rus.

Ju, tashmë jeni identifikuar si një aktor i roleve të veçanta të cilat kërkojnë një transformim rrënjësor prej rolit në rol. Është ky një virtyt juaji i lindur apo si pasojë e shkollave dhe përvojave perëndimore?
Aktrimi është profesioni që unë dua dhe di të bëj. Talentin tim, në Angli e zbuluan disa kinematograf, ndërkaq më këshilluan që të mos vijoja ndonjë shkollë të aktrimit, sepse do ta humbja talentin natyral, të cilin e kam.

hyena gj 1

A mendoni se ndarja e qëlluar e roleve është gjysma e suksesit të një filmi?
Jo gjithmonë qëllohet, jo gjithmonë rolet shkojnë tek personi, aktori që i përshtatet. Por, dua të them se, regjisorët ndoshta qëlluan në shenjë në ndarjen e roleve të mia. Një aktor qëndron në tregun artistik, për vlerat dhe interesat që paraqet portreti dhe aftësitë e tij aktoriale, por suksesi ka të bëjë edhe me nivelin profesional të regjisorit. Megjithatë, unë kisha një ofertë për një rol boksieri gangster anglez, por nuk e pranova për arsye personale. Ndërsa, nganjëherë, instinkti na çon drejt roleve të arsyeshme.

Kur u bindët dhe cili ishte gjykimi që i dhatë vetvetes që të ushqeni dëshirën të bëheni “aktor”?
Vlerësimi që më është bërë nga ata që mendonin se unë kisha të kryer një shkollë aktrimi, ishte një bindje që, e vetmja rrugë imja në jetë, është aktrimi. Kisha shumë ëndrra brenda vetes, të futura në “sirtarin” e mendjes dhe të shpirtit tim, por aktrimi për mua mbetet një profesion pune, një përjetësim ndjenje, por edhe shprehje e botës sime të brendshme.

Çdo të thotë për ju fakti që keni luajtur role krahas emrave të njohur të kinematografisë botërore?
Sigurisht që është një favor nga ana profesionale, por edhe me arritjet e mia, fitova besimin që të luaj krahas aktorëve të famshëm sikur Christoph Waltz, Diane Kruger, Stephen Graham, Monica Bellucci, Peter Ferdinando, etj. Kam ndarë momente mbresëlënëse me këta aktorë, por edhe kam marrë komplimente inkurajuese për një aktor që nuk ka përvojë të gjatë aktrimi.

14274505089_3a879f5c1f

Duket se vlerësimet për ju kanë qenë të favorshme dhe motivuese?
Jam shumë i privilegjuar që emri im është rreshtuar në listën e roleve bashkë me yjet e kinematografisë. Marr shumë vlerësime, por edhe mesazhe nga shumë fansa të filmit në çdo skaj të botës që më shprehin simpatinë dhe inkurajimin për të ecur përpara.

Është e vështirë t`u japësh formë karaktereve që të besohen?
Në përgjithësi, personazhet që mua më ofrohen, janë role negative, por që nuk vdesin. Mua më pëlqejnë role të karakterit gangsterëve apo bosëve në filmat aksion. Çdo rol në film është i rëndësishëm, prandaj çfarëdo lloj pune është eksperiencë dhe shumë e nevojshme.

Sa është vështirë që të hyni në shpirtin e rolit dhe të jepni maksimumin tuaj?
Është një gjë që e bëj me qejf dhe pasion. Shumë skena i bëj spontanisht. Arti i artistit është arti i të ushtruarit dhe të shndërruarit, duke ditur të krijosh karakterin dhe të ruash masën.

Filmi policor i regjisorit të ri britanik Gerald Johnson “Hiena”, ka ngjallur kureshtje të madhe tek publiku, por edhe respekt tek kritikët e filmit. Cila është e veçanta e këtij filmi? Çfarë trajton ky film?
Filmi “Hiena”, i bazuar në histori të vërtetë, është një thriller policor në qendër të së cilit janë policët e korruptuar, droga, jeta e natës në Londër si dhe lidhjet e mafiozëve dhe bandës së re të mafiozëve shqiptarë të etur për gjithnjë e më shumë terren dhe pushtet në Londër. E veçantë është që neve na shpallin bisha të pamëshirshme që nuk kanë mëshirë, korruptojnë policinë angleze dhe nga turqit marrin tregun e zi.

toronto festival

Filmi u shfaq edhe në festivale prestigjioze ndërkombëtare. Çfarë ndjenje ka një aktor shqiptar kur paraqitet para një auditoriumi kaq të madh?
Filmi është konsideruar nga kritika si nga filmat e fuqishëm me temë krimin. Në Edinburg dhe në Toronto Festival, filmi është vlerësuar pozitivisht, ka fituar dy shpërblime ndërkombëtare, ndërsa është shitur në Francë dhe SHBA. Për këtë film vlerësime ka pasur edhe nga gazetat “The Guardian”, “Independent”, “New York Times”, “Los Angeles Times”, etj. Vlerësim të lartë ka dhënë edhe një regjisor i mirënjohur britanik, i cili ka thënë: “E kam parë të ardhmen e filmave të krimit dhe ajo është ‘Hiena’”.

Ju jeni përzgjedhur për rolin e gangsterit, por edhe në projektin “Spectre”, ku paraqiteni si një bos spanjoll.
Në serinë e filmave për agjentin James Bond 007 që ky i fundit titullohet “Spectre”, jam aktori i parë shqiptarë të cilit i është besuar një nga rolet në këtë film dhe në të cilin paraqitem si një bos spanjoll. Por, edhe në filmin ”Legned The governor”, sërish luaj rolin e rusit, ndërsa te “Infiltrator”, si ‘dominoplayer’.

james-bond-007-spectre

A duhet të ketë aktori prirje, apo çdo gjë e arrin vetëm me punë dhe insistim?
Nuk ka ndonjë profesion në art që mund të bëhet pa pasur në themel talentin dhe më tej, punën e vazhdueshme. Puna dhe vetëm puna sistematike me pasionin, të çojnë në stacionin që ëndërron, por nganjëherë edhe rastësia.


A mund të përmendni ndonjë moment të pakëndshëm gjatë xhirimit?
Në kuptimin e narracionit të filmit, unë luaj skenat me dramë rrëqethëse dhe mjaft trazuese. I tillë është edhe momenti kur filloj ta pres me sharrë trupin e Stephen Greaney, që pastaj të humbim dëshmitë.
Asnjë formë tjetër e artit nuk depërton përtej ndërdijes sonë më shumë se sa filmi, sepse filmi derdh drejtpërdrejt emocionet.

Cilët kanë qenë idhujt tuaj në aktrim dhe regjisorë që ju kanë paraprirë në jetë?
Në mendjen time pandryshuar mbetet mendimi për Sam Mendes, regjisori që realizoi për herë të dytë Jemes Bondin, përndryshe burrin e Kate Winslet, aktores së Titanikut.

10959363_411125652395283_8257811817105600172_n

Krahas aktrimit, veçoheni edhe me sportet…
Unë kam edhe shumë pasione tjera. Jam sportist, snajperist dhe anëtar i Harly Davidson. Por, më domethënës për mua mbetet sheshi i xhirimit. Atje ndihem me energji, me pushtet dhe përherë me emocion, aq edhe jam i lumtur.

Çfarë kanë të përbashkët në këto aktivitete që i bën njëkohësisht?
Adrenalinën.

11419740_10207026249921273_1337386357_n
Po në Kosovë, keni ndonjë ftesë për ndonjë angazhim të ri?
Është një film që do të xhirohet në Kosovë, SHBA dhe në Londër, por ende jemi duke pritur një leje nga qeveria amerikane.

image-0c2002fd8efad7c47da8c539a9be5a5c8a625d6d49ef23746d378b6e44066069-V

Çka jeni duke punuar këto ditë dhe a keni ndonjë plan?
Në tetor, do të marr pjesë në një film të produksionit amerikan në Liverpool të Anglise. Filmi është i viteve 20-ta. Ngjarja është e bazuar sikur të ishte në NeW York. Ndjej se kam shumë për të bërë në të ardhmen. Kam energji, pasion, dëshirë por edhe përgjegjësi ndaj spektatorit. /Telegrafi/ffffffff

Në trend

Më shumë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori