LAJMI I FUNDIT:

Aston Martini i ri, për vozitje të lehtë e argëtuese (Foto)

Aston Martini i ri, për vozitje të lehtë e argëtuese (Foto)

I ri, sportiv e me agresivitet! Këto janë tiparet që karakterizojnë modelin Aston Martin V8 Vantage N430.

Një motor V8 me zhurmën agresive dhe dizajni i veçantë me fibra e vënë menjëherë në pah prezencën e tij.

Karakteristikat dinamike në opsionin sportiv u mundësojnë shoferëve një vozitje të lehtë dhe argëtuese.


Projektuesit e N430 kanë gjetur frymëzimin nga modeli i kaluar Aston Martini GT4 Vantage.

N430 vjen me një motor të fuqishëm 4.7 L V8, 436 KF (320 KW) dhe 7300 rpm (rrotullime për minutë). Shpejtësinë nga 0-100km/h e arrin për vetëm 4.6 sekonda.

Dërgesat e para pritet të fillojnë nga shtatori I këtij viti, me një çmim fillestar prej 89.995 funteve. /Telegrafi/

modelin Aston Martin V8 Vantage N430 1

modelin Aston Martin V8 Vantage N430 2

modelin Aston Martin V8 Vantage N430 4