LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket Porsche 911 GT3 RS (Foto)

Kështu duket Porsche 911 GT3 RS (Foto)

Në internet janë publikuar fotografitë e para nga skicat e Porsche 911 GT3 RS.

Fotografitë janë publikuar nga revista Car Magazine dhe tregojnë se modeli i ri do të pasojë modelin 911 GT3, por do të ketë ‘kapuç’ të motorit me dukje të fuqishme, si edhe parafingo të gjerë me hapje ventiluese.

Po ashtu, disa elemente janë huazuar nga modeli 911 Turbo, siç është p.sh kulmi. Në pjesën e pasme gjendet edhe një spoiler sportiv.


Në brendi të automjetit gjenden ulëset sportive dhe kafazi i sigurisë i vendosur në vend të ulëseve të pasme.

Automjetin mund ta tërheqë motori gjashtëcilindërsh, 3.8 l, i cili zhvillon më shumë se 468 kalëfuqi. /Telegrafi/

porsch2

porsch1