LAJMI I FUNDIT:

SEAT integron Androidin në automjetet e veta

SEAT integron Androidin në automjetet e veta

Nëse për ndonjë brend automobilistik mund të thuhet se po zhvillohet paralelisht me inovacionet teknologjike, atëherë ky është SEAT-i.

seat1

Thuajse në çdo model të ri apo në çdo seri të re përfshihen shërbime të reja, shtesë dhe inovative.


Lajmi më i ri është se SEAT do të vendosë teknologjinë e integrimit të telefonave të mençur dhe kompjuterëve tabletë që veprojnë me Android në automjetet e veta, duke u mundësuar klientëve “të varur” nga teknologjia moderne që ta kenë këtë gjë edhe në automjetet e tyre.

seat2

Në këtë mënyrë, klientët e SEAT-it do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e Google dhe aplikacionet e ndryshme në automjetet e tyre, ndërkohë që do të jenë më pak të rrezikuar nga aksidentet në raport me përdorimin e telefonit celular apo tabletit ‘të jashtëm’ gjatë vozitjes. /Telegrafi/