LAJMI I FUNDIT:

G63 AMG 6×6 ‘terrorizon’ veturat e shpejta (Video)

G63 AMG 6×6 ‘terrorizon’ veturat e shpejta (Video)

G63 AMG 6×6 është një G-Class i modifikuar me tërheqje në gjashtë rrota, ndërsa presioni në goma mund të kontrollohet drejtpërdrejtë nga kabina.

Është fjala për një automjet praktikisht të pandalshëm terreni, të cilin Mercedesi e prodhon me motor me naftë për nevojat e ushtrisë australiane.

Duke marrë parasysh informacionet për këtë automjet, padyshim se nuk mund të imagjinoni se ai mund të shfaqet në një rrugë garuese.


Po ashtu, nuk mund t’i imagjinoni fytyrat e pronarëve të Farrari, Porsche, McLaren e Lamborghini, të cilët në fundjavën që lamë pas kanë garuar me këtë gjigant në Holandë.

Shikoni në videon e mëposhtme disa fragmente të asaj ngjarjeje. /Telegrafi/