LAJMI I FUNDIT:

M4 DTM, edicioni kampion i BMW (Foto)

M4 DTM, edicioni kampion i BMW (Foto)

BMW njihet për veturat e bukura dhe përderisa ne i njohim modelet e së kaluarës, edicioni i kufizuar M4 përmban disa punime arti të bukura.

bm1

I quajtur BMW M4 DTM – Edicioni Kampion, vetura shënon një sukses të radhës për BMW dhe do të jetë i kufizuar në vetëm 23 njësi, për nder të numrit të vozitësit kampion, Marco Wittman dhe ky model i ri i kompanisë është fitorja e re për të.


Të gjithë 23 modelet do të përmbajnë një trup të bardhë aplin, dhe do të vijnë me një dizajn si lloj ‘ylberi’ në kapak, theksime të vijave të zeza dhe një grilë të bukuar me rrethues të portokalltë.

bm2

BMW vendosi rrota 19 inç në këto vetura, çati CFRP, ndarës të zi përpara, mbrojtëse të zeza anësore, kënde prej karboni përpara dhe një spojler dhe mamitë gjithashtu prej karboni prapa. /KP/Telegrafi/