LAJMI I FUNDIT:

Veturë elektrike nga Audi dhe model i ri R8 E-tron

Veturë elektrike nga Audi dhe model i ri R8 E-tron

Tesla është duke dominuar në makinat elektrike dhe me sa duket shefave të Audi nuk u pëlqen kjo. Ata i kanë bërë një shtytje të madhe zhvillimit të brendshëm, për krijimin e automjeteve me disa alternativa të karburantit, me TDI naftë, H-Tron dhe me programet elektrike E-Tron, dhe kompania Gjermane është duke u bërë gati, ta prodhojë një makinë krejtësisht elektrike, siç janë ato të Tesla.

Sipas Bloomberg, Audi do ta prodhojë një makinë E-Tron elektrike EV, të projektuar për të konkurruar me modelin e Teslas X. Duke thënë se qëllimi i tyre është ta kenë këtë makinë gati për treg brenda dy vitesh (pra deri në vitin 2017).

Audi gjithashtu ka në plan të ofrojë një version elektrik të superveturës së saj, R8 gjatë vitit të ardhshëm, dhe plug-in hibrid A3 E-Tron duhet të fillojë dërgesat shumë shpejt.


Tesla ka dëshmuar se blerësit janë të gatshëm që të investojnë në automobila me cilësi të lartë elektrike, dhe ky duket se do të jetë një sektor me rritje të madhe të tregut. Dhe duke marrë parasysh këtë, pothuajse të gjithë ndërtuesit e makinave janë duke investuar, për të prodhuar makina elektrike. /Koha/Telegrafi/