LAJMI I FUNDIT:

E-Class shumë më i lehtë

E-Class shumë më i lehtë

Modeli i ri Mercedes-Benz E-Class do të jetë prej 70 deri 150 kilogramë më i lehtë, duke falënderuar vendimin e prodhuesit për të kaluar në arkitekturën MRA.

Arkitektura MRA është e karakterizuar nga përdorimi i gjerë i aluminit dhe përbën bazën e vogël të C-Class. Spekulimet e linjës për motorin gjashtëcilindërsh për herë të parë u shfaqën në nëntor vitit 2013 dhe duket se ky projekt do të realizohet.

Njësia e parë që do të prezantohet do të jetë me naftë 2.9-litër Twin-Turbo me kapacitet prej 313 kuaj fuqi, ndërsa pritet edhe versioni Quad-Turbo me dy mbushës Turbo elektrik dhe me kapacitet prej më shumë se 400 kuaj fuqi, transmeton Koha.net.


Njësia më ekonomike me naftë do të ketë motor 1.6-litër katër cilindërsh me kapacitet prej 122 kuaj fuqi, ndërsa në ofertë do të paraqitet edhe versioni hibrid përfshinë motorin 2.0-litër me elektromotor prej 82 kuaj fuqi, për derisa versioni për tregun e Shteteve të Bashkuara do të karakterizohet nga motori i fuqishëm 3.0-litër V6 i çiftëzuar me motorin elektrik prej 109 kuaj fuqive.

Në anën tjetër, në territorin e Evropës mund të pritet versioni PHEV me naftë, i cili do të paraqitet më vonë.

E-Class i ri do të ketë opsionin për vetparkim përmes aplikacionit nga telefonat e mençur dhe do të ketë mundësinë për të kontrolluar gjestet, po ashtu do të posedojë edhe ekranin HUD si dhe tempomatin për autopilot, i cili në mënyrë të pavarur do të drejtojë veturën në rrugë të hapur.