LAJMI I FUNDIT:

Dy “bishat” amerikane

Dy “bishat” amerikane

Kompania amerikane automobilistike, Rezvani Motors, ka publikuar një fotografi të modelit të ri, Beast 2016.

Koncepti i tij ishte shpalosur vitin e kaluar. Konceptin e kishte dizajnuar Samir Sadikhov, që po ashtu ka stilizuar Aston Martin DBC dhe Ferrari Xerxi.

Rezvani Motors planifikon të ofrojë dy versione të “Bishës”. Njëri nga versionet do të vijë me motor 2.0 litër turbo, ndërsa tjetri me motor 2.4 litër.


Modeli i parë vjen me 666 kilogramë dhe do të quhet “Beast 300”. Kjo “bishë” ofron 315 kuajfuqi që mjafton për të arritur shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë në 2.9 sekonda, transmeton koha.net.

Modeli tjetër më i fortë quhet “Beast 500” dhe vjen me 500 kuajfuqi dhe peshon vetëm 703 kilogramë. Sprintin nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.7 sekonda.

Rezvani Beast 2016 do të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi. Të dy modelet kanë rrota 19 inç.

Modeli pritet të shpaloset zyrtarisht në muajin maj.