LAJMI I FUNDIT:

BMW prezanton modelin e ri

BMW prezanton modelin e ri

BMW do të lansojë sot modelin e ri 7-Series në një ceremoni private që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjenerata e re e kompanisë gjermane pritet të dominojë në tregun e veturave, por zyrtarisht kjo veturë pritet të lansohet në panairin e Frankfurtit që do të mbahet në muajin shtator, transmeton Koha.net.

“Kjo është hera e parë në histori që BMW po lanson një veturë në Amerikën Veriore”, thuhej në komunikatën e kompanisë gjermane.


“Vetura është e veçantë dhe do të prezantojë gjeneratën e re të BMW 7-Series”.

Të gjitha detajet tjera të modelit 7-Series 2016 pritet të bëhen të ditura kah fundi i muajit gusht.