LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Volkswagen Camper – këtë herë me energji elektrike

Rikthehet Volkswagen Camper – këtë herë me energji elektrike

Volkswagen Westfalia Camper gjithmonë na kujton festivalet dhe natyrën e çiltër të hipive.

Kësaj radhe, furgoni ikonik do vjen i gjelbër, sepse do të lëvizë me energji elektrike.

Ende nuk është bërë publike asnjë fotografi e kësaj makine, por Dr. Heinz-Jakob Neusser nga kompania VW ka thënë se do të ketë bateri të vendosura poshtë dhe një motor elektrik që do të lëvizë rrotat e para, transmeton Telegrafi.


Megjithëse Dr. Neusser nuk ka zbuluar më shumë rreth versionit 2.0, ai ka lënë të kuptohet se forma e jashtme nuk do të ndryshojë shumë nga origjinali.

Koncepti i ri pritet të del në treg prej dy deri në pesë vjet. /Telegrafi/