Njëra prej kompanive më të mëdha automobilistike në Kosovë – Kosova Motors, ka sjell produktin e fundit të gjigantit botëror të veturave Land Rover, Discovery Sport.
Pas vendeve të botës, Kosova Motors e ka sjell edhe në Kosovë këtë veturë mahnitëse të cilën do ta nxjerr në treg këto ditë.
Dhe, do ta prezantojë në një ceremoni hapëse në mbrëmjen e ditës së enjte.
Industria e veturave në botë, kohëve të fundit ka shpërthyer me produkte ultra ekskluzive, dhe Kosova Motors është vazhdimisht në përpjekje që të përcjell këto trende dhe t`i sjell ato edhe në vendin tonë.
Kosova Motors, është importues ekskluziv për markën Land Rover në Kosovë qysh nga viti 2013. Dhe mbetet ende shitësi i vetëm në këtë treg për këto vetura ekskluzive.
Gjithashtu, kompania kosovare Kosova Motors, tash sa vjet, është edhe importues i markës amerikane të veturave Ford.
Edhe nga ky brand botëror i veturave së shpejti do të ketë risi në tregun e Kosovës.
Promovimin e modelit më të ri të Land Rover Discovery Sport në Kosovë, do ta prezantojë vetë shefi i kompanisë angleze Land Rover, Mark Tennant. Prezantimi i kësaj veture do të shoqërohet edhe me aktivitete tjera.
Inxhinierët e gjigantit botëror Land Rover, kanë testuar makinën e fundit në rrugë dhe nëpër ambiente malore – dhe ka dalë të jetë nga ato veturat ideale dhe që ëndërrohen nga shoferët.
Model ky i cili edhe Land Rover njihet në botë për këtë forcë të makinave jashtë rrugëve të asfaltuara.
Në përgatitje për të nisur makinën Discovery Sport, Land Rover ka ndërtuar 181 prototipa të cilat kanë kaluar mbi 750 mijë milje rrugë të të gjitha terreneve.
Kjo veturë ka kaluar nëpër ujëra të thella apo ku mezi kalohen me këmbë, ka ngjitur 40 shkallë pjerrtësi dhe ka përballuar të ftohtin në -33 gradë celsius.
Me mbi 11 mijë teste të kryera deri më sot, Discovery Sport është gati të lansohet në tregun botëror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak