LAJMI I FUNDIT:

Në dhjetor del në shitje Mercedes-Benz SLC

Në dhjetor del në shitje Mercedes-Benz SLC

Mercedes-Benz SLC pritet të jetë i gatshëm për porosi në muajin dhjetor të këtij viti.

Pasardhësi i modelit SLK vjen me ridizajnim të pjesës së përparme dhe ndryshim të vogël të dritave.

Interieri i Mercedes-Benz SLC-së do të vijë me detaje të reja dhe ndryshim të vogla në ulëse. Sistemi i sigurisë dhe i asistencës do të jenë në versionin më të ri.


SLC pritet të vijë me motor twin-turbo V6 3.0 litër me 367 kuajfuqi, transmeton koha.net.

Mercedes-AMG SLC 63, që do t’i prijë linjës së re, do të ketë motor twin-turbo V8 4.0 litër me 476 kuajfuqi dhe me 510 kuajfuqi në versionin ‘S’.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, Mercedes-Benz SLC do të shpaloset në muajin shtator në ‘Frankfurt Motor Show’.