LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet BMW 435i kupe me 340 kuaj fuqi (Foto)

Zbulohet BMW 435i kupe me 340 kuaj fuqi (Foto)

BMW ka zbuluar tipin 435i ZHP kupe, “edicion i limituar” 2016, i cili do të dalë në shitje gjatë këtij viti.

Nga jashtë kjo veturë ka aerodinamikën e modeleve M, e cila përfshin maskën para, mbrapa dhe anash – me fibra karboni.

Kjo veturë do të ketë sistemin e shkarkimit nga “stainless-steel”, sistemin e ndërrimit të shpejtësive M, sistemin e frenave sport M, dhe rrotat 18-inç “Orbit Grey”.


Ndërsa motorin do ta ketë 3.0 litërsh turbo, me gjashtë cilindra, gjithashtu me karakteristikat e modeleve M, transmeton koha.net.

Falë këtyre modifikimeve ky motor prodhon 340 kuaj fuqi (249 kW), ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 km në orë e arrin për vetëm dy sekonda.

Do të prodhohen vetëm 100 njësi të këtij modeli, ndërsa çmimi i tij ende nuk dihet.

BMW 435i 6

BMW 435i 5

BMW 435i 4

BMW 435i 3

BMW 435i 2