LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket Golf VII

Kështu mund të duket Golf VII

Gjenerata e shtatë e Volkswagen Golf, e cila është prezantuar në vitin 2012, gjatë vitit të ardhshëm do të ristilizohet, ndërsa si do të duket Golf VII tregojnë këto fotografi jozyrtare (përfshirë edhe Golf GTI).

Golf VII i ristilizuar do të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm, me disa ndryshime të vogla vizuale të tilla si mbrojtësit, dritat shtesë, dizajn i ri i rrotave prej alumini dhe eksterier me ngjyrë të re, transmeton Koha.net,

Ndryshimet më të mëdha do të bëhen në eksterier, ku pritet të ketë teknologjinë e kontrollit të gjesteve, instrument-tabelën digjitale të re, ekran të madh i ndjeshëm në prekje me sistemin Infotainment, si dhe një ekran të vogël për kontrollimin e kondicionerit dhe funksione të tjera.