LAJMI I FUNDIT:

Detaje të reja të Honda Civic Type R (Foto)

Detaje të reja të Honda Civic Type R (Foto)

Honda ka publikuar detaje dhe fotografi të reja për modelin Civic Type R, të cilin e kishte shpalosur në muajin mars të këtij viti.

I përshkruar si “modeli më ekstrem dhe me performanca më të larta, vetura do të dalë në shitje gjatë muajit korrik.

Klientët mund të zgjedhin nga pesë ngjyra të ndryshme, të bardhë, të zezë, metalike, të kaltër dhe të kuqe, njofton koha.net.


Siç raportohej edhe më parë, vetura do të ketë motor 2.0 litër benzinë me 310 kuajfuqi dhe me 2.500 deri 4.500 rrotullime për minutë.

Automjeti ka marsh me gjashtë shpejtësi, që i mundëson përshpejtimin prej 0 në 100 km/h për 5.7 sekonda.

Shpejtësia maksimale që mund të arrihet nga kjo veturë është 270 km/h. /Telegrafi/

honda1 honda2 honda3 honda4