LAJMI I FUNDIT:

Renault Clio në Kosovë thyen rekordin e harxhimeve (Video)

Renault Clio në Kosovë thyen rekordin e harxhimeve (Video)

Shpeshherë në Kosovë, për shkak të kushteve të vozitjes, kualitetit të naftës dhe shumë faktorëve të tjerë, shtrohet pyetja në qoftë se vërtet një veturë e re Renault harxhon ashtu siç thuhet në promovimet e tyre.

Mirëpo, veturat e Renault shpenzojnë madje më pak se harxhimet e promovuara, të cilat figurojnë të jenë 3.2 L/100km (rrugë të hapura).

Një qytetar i Prishtinës dhe klient i vjetër i Renault, nga vetura e tij Renault Clio 90 dCi e ka xhiruar një video nga udhëtimi i tij nga Shkupi deri në Prishtinë (Matiqan).


Në këtë video mund të shohim se në rrugën prej 80.8 kilometra, Renault Clio ka harxhuar 2.5 L naftë që mesatarja del të jetë 3.1 L/100km, e që është më e ulët na raport me harxhimet e parapara nga prodhuesi.

Me vozitje te tille, siç shihet edhe ne video, vetura mund të shkonte edhe 1.474 kilometra me naftën e mbetur në rezervuar.