LAJMI I FUNDIT:

Kritika për policët që postuan fotografinë e veturës së përplasur e shtruan pyetje koti!

Kritika për policët që postuan fotografinë e veturës së përplasur e shtruan pyetje koti!

Jemi mësuar të shohim postime të policëve, që tregojnë për ndonjë përplasje të veturave, por kjo ka një tregim tjetër.

Me anë të kësaj fotografie, policët në Hampshire të Londrës, kanë kërkuar nga ndjekësit në Twitter të kuptojnë se çfarë veture është.

“Hyundai i20 apo Vauxhall Corsa”, ka qenë dilema e policëve, por që nuk është pëlqyer aspak dhe është kritikuar ashpër, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, policët janë arsyetuar se në aksident nuk ka pasur të lënduar dhe me anë të këtij postimi kanë dashur të tregojnë rrezikun e vozitjes jo të rregullt.

Po që se edhe ju keni dilemë, vetura e kuqe nga fotografia është Hyundai i20. /Telegrafi.