LAJMI I FUNDIT:

Gara në Prizren, Valdet Krasniqi sërish i pari

Gara në Prizren, Valdet Krasniqi sërish i pari

Pas fitoreve në Prevallë dhe Grashticë, anëtari i Auto Klubit Prishtina RT, Valdet Krasniqi, ka triumfuar edhe në garën e të dielës, e cila u zhvillua në Prizren.

Ai me Lancian e tij shtegun e kaloi për kohën 2.14.599 minuta, duke u renditur i pari në kategorinë më atraktive (të pestën) dhe njëkohësisht duke shënuar kohën më të mirë të shtegut, thuhet në një njoftim.

Edhe dy pozitat që siguruan një vend në podium nga kjo kategori u takuan garuesve nga i njëjti klub. Flamur Ismaili u rendit në pozitën e dytë, ndërsa Naim Dashaj e pati kohën e tretë më të mirë.


Ndërkaq, Valdet Krasniqi ishte më i miri edhe në plasmanin e përgjithshëm, derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi dhe Përparim Dushi.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT, para Prizrenit D&G dhe Gjakovës 137.

Kampionati i Kosovës vazhdon pas dy javësh me garën që do të zhvillohet në Gjakovë.

Rezultatet:

Kategoria e parë:

  1. Refki Jakupi (Yugo) Prizreni D&G 2:40.123
  2. Afrim Sipahi (Yugo) Prizreni D&G + 00.862
  3. Kreshnik Mariqi (Opel) Prizreni D&G + 06.517

Kategoria e dytë:

  1. Gedek Ihtiman (Suzuki) Prizreni 2:31.865
  2. Korab Bajraktari (Peugeot) Ferizaj + 04.053
  3. Burim Asllani (Suzuki) Ferizaj + 05.901

Kategoria e tretë:

  1. Përparim Dushi (Honda) Prishtina RT 2:21.227
  2. Gramos Mehmeti (Polo) Prishtina RT + 03.692
  3. Ersen Kurti (Honda) Gjakova 137 +17.192

Kategoria e katërt:

  1. Bekim Kadrija (Opel) Gjakova 137 2:24.917
  2. Rexhep Bytyqi (Peugeot) Ferizaj + 05.125
  3. Enis Murati (Renault) Prishtina RT +07.128

Kategoria e pestë:

  1. Valdet Krasniqi (Lancia) Prishtina RT 2:14.599
  2. Flamur Ismaili (Audi) Prishtina RT + 07.435
  3. Naim Dashaj (Subaru) Prishtina RT + 08.169

Kategoria e gjashtë:

  1. Liridon Kalenderi (Karting) Prizreni D&G 2.15.036
  2. Bardhyl Canolli (BMË) Prishtina RT + 11.409
  3. Kastriot Buqaj (Golf) Prishtina RT + 12.006

/Telegrafi/