LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të prezantimit të Mercedes-Benz GLC (Video)

Në pritje të prezantimit të Mercedes-Benz GLC (Video)

Mercedes-Benzi ka lansuar videon e fundit paralajmëruese për modelin GLC, një ditë para debutimit zyrtar.

Në video shihet koncepti i ri që zëvendëson modelin GLK, por po ashtu shfaqen edhe detajet e papublikuara deri tani të kabinës së brendshme.

Njëherësh, tregohen dritat e përparme dhe të pasme teksa vetura kalon në rrugë me baltë, transmeton koha.net.


Sa i përket motorit, modeli i ri do të ketë motorin e C-Class W205, që dihet se do të jetë 19 për qind më kursyes se modeli i fundit GLK.

Mercedes-Benz GLC do të ketë sistem 4MATIC që tërheqë me të gjitha rrotat.

Besohet se më vonë modelit GLC do t’i vijë edhe versioni AMG, që do të ketë motor twin-turbo V8 4.0-litër.

Mercedesi do ta zgjerojë linjën GLC edhe me një version “coupe” gjatë vitit të ardhshëm për të rivalizuar modelin BMW X4. /Telegrafi/