LAJMI I FUNDIT:

Ka vozitur nëpër trafik të dendur, me shishen e infuzionit jashtë veturës (Video)

Ka vozitur nëpër trafik të dendur, me shishen e infuzionit jashtë veturës (Video)

Nuk ka pasur kohë të qëndrojë e shtrirë në spital derisa të përfundonte infuzionin, andaj e ka marrë me vete.

Gruaja që mbetet e paemëruar, është parë duke vozitur me shishen e infuzionit jashtë veturës, nëpër rrugët e Guizhout të Kinës, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale kanë thënë se ajo është ndaluar nga Policia, të cilëve ju ka thënë se po shkonte në shtëpi, pasi e thirri “burri për diçka urgjente”.


Askush nuk është lënduar gjatë kësaj ngasje jo të rregullt. /Telegrafi/