LAJMI I FUNDIT:

Land Rover shënon njësinë e dymiliontë me model të veçantë (Foto)

Land Rover shënon njësinë e dymiliontë me model të veçantë (Foto)

Kompania e njohur Land Rover ka ndërtuar një model të veçantë – Defender, me të cilin shënon njësinë e dymiliontë të prodhuar në fabrikën Solihull në Britani të Madhe.

Prodhimi në këtë fabrikë ka filluar në vitin 1947 me modelin Series I dhe pothuajse pas 7 dekadave, kjo fabrikë ka arritur të prodhojë dy milionë njësi të modelit Series Land Rover (Series I, II, III) dhe Defender (emrin Defender zyrtarisht ka filluar ta mbajë nga viti 1990).

Në veturën me ngjyrë të hirtë të shkëlqyeshme ka disa elemente të veçanta, duke përfshirë një hartë të Red Wharf Bay, ku dizajni i Land Roverit të parë ishte vizatuar në rërë, e gdhendur afër derës së shoferit, transmeton Koha.net, me simbolin “no. 2.000.000” në pjesën e pasme dhe brenda, ulëset prej lëkure me grafikë të veçantë dhe simbol dhe një pllakë prej alumini e nënshkruar nga të gjithë ata të cilët ndihmuan për të ndërtuar këtë veturë.


Land Rover njofton se këtë model Defender do ta prezantojë publikisht në ngjarjen e ardhshme Goodwood Festival of Speed, e cila do të mbahet më 25-28 qershor, si dhe se më 16 dhjetor të këtij viti do të dalë për shitje në ankandin Bonhams.

Gjithashtu, në dhjetor, Land Rover do të ndërpresë prodhimin e modelit aktual Defender, derisa pasardhësi i tij të mbërrijë gjatë vitit 2018.

land1 land2 land3 land4 land6 land7 land8 land9 land10 land11 ladn12 land13 land14