LAJMI I FUNDIT:

Shoferja e çuditshme: Shkruan në telefon dhe han teksa është duke vozitur (Video)

Shoferja e çuditshme: Shkruan në telefon dhe han teksa është duke vozitur (Video)

Është regjistruar një grua, e cila shkruan në telefon me njërën dorë dhe me tjetrën e mbanë ushqimin, teksa është duke e drejtuar një veturë.

Regjistrimi që është bërë nga një çiklist në një rrugë të frekuentuar në Londër, e tregon gruan të pashqetësuar nga njerëzit që e rrethojnë, transmeton Telegrafi.

Ajo ndalon në gjysmë të rrugës dhe vazhdon tekstin në telefon, ndërsa han ushqimin që e mban në dorë.


Më pas, gruaja e paidentifikuar e vazhdon rrugën me veturën gri, duke e bërë një nisje jo fort të mirë. /Telegrafi/