LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti u “tradhtua” nga regjistrimi i tij me kamerën GoPro! (Video)

Motoçiklisti u “tradhtua” nga regjistrimi i tij me kamerën GoPro! (Video)

U ndalua për një kontroll rutinë nga Policia dhe gjithçka kishte në rregull – prej dokumenteve e deri te motoçikleta.

Por, regjistrimi që kishte bërë teksa ngiste nëpër një autostradë në Kanada, tregonte që ai ka bërë një varg shkeljesh.

Ai e kishte regjistruar veten duke shpejtuar me 220 kilometra në orë, tejkalime të rrezikshme dhe ngasje përmes veturave në lëvizje, transmeton Telegrafi.


Për këto shkelje mbi të rrëndon dënimi për kanosje, rrezikim të jetës së vet dhe të tjerëve, që mund të shkojë deri në disa vite burg. /Telegrafi/