LAJMI I FUNDIT:

Ja kur lansohet Lambo i ri

Ja kur lansohet Lambo i ri

Lamborghini ka njoftuar zyrtarisht se modeli Aventador Superveloce Roadster do të ketë premierën botërore më 14 gusht.

Lambo i ri do të lansohet në një konferencë të veçantë të premten, në të cilën kompania italiane do të tregojë edhe detajet për specifikat dhe çmimin.

Për dallim nga modeli ‘coupe’ që ofrohej në 600 njësi, versioni i ri me kulm të hapur do të vijë në vetëm 500 ekzemplarë me çmim që pritet të nisë prej 327 mijë euro.


Versioni ‘roadster’ pritet të ofrojë performanca të ngjashme me modelin ‘coupe’, të cilit i duhen vetëm 2.8 sekonda për përshpejtimin 0-100 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e tij është 350km/orë. Ai ka motor 6.5-litërsh V12 me 750 kuajfuqi.