LAJMI I FUNDIT:

“Aksidentalisht” shpaloset modeli i ri i Porsches (Foto)

“Aksidentalisht” shpaloset modeli i ri i Porsches (Foto)

Porsche nuk është prodhues që jep leje për skulpturë të makinave e cila mund të “shpërbëhet” nga era. Prandaj, mund të jetë që modeli i ri 911 i vitit të ardhshme qëllimisht u zbulua sot.

Gjenerata e re e modelit u ekspozua përballë Muzeut të Porsches në Stuttgart, pra si pjesë e një skulpture, në të cilën të pranishme ishin edhe dy vetura tjera 911, të vitit 1970 dhe 1981.

Sipas medieve lokale, një kompani britanike ka nisur punët për skulpturën gjatë fundjavës, mirëpo erërat e forta i larguan mbulojën modelit të ri, duke shpalosur automobilin që pritej të zyrtarizohej muajin e ardhshëm, transmeton koha.net.


Ky duket se është model Carrera S, por pavarësisht fotografive dhe videove të publikuara, nuk mund të dihen saktë specifikat e tij.

Carrera S i ri besohet se do të ketë fuqi më të madhe se modeli i kaluar. Fuqia thuhet se do të rritet në 370 dhe 420 kuajfuqi te modelet e reja.

porsche01 porsche02 porsche03 porsche04 porsche05