LAJMI I FUNDIT:

Model i ri nga Kia (Foto)

Model i ri nga Kia (Foto)

Kia Motors ka publikuar skicat zyrtare të gjeneratës së re të modelit të famshëm SUV Sportage.

Më herët është spekuluar se kompania këtë model të ri do ta prezantojë në shtator të këtij viti, ndërsa tani përfundimisht kjo është konfirmuar nga fabrika e Koresë së Jugut.

Sportage i ri, me etiketën koduese QL, premierën do ta mbajë në panairin e veturave në Frankfurt, transmeton Koha.net, gjashtë muaj pas modelit të ri Hyundait, Tucson, i cili është prezantuar në mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë.


Sportage aktual, i gjeneratës së tretë, në treg gjendet që nga viti 2010 dhe në mbarë botën ka regjistruar rezultate të mira të shitjes.

Modeli i ri Sportage pritet të ketë dizajnin e inspiruar nga modeli KX3, sidomos kur është fjala për pjesën e përparme, transmeton Koha.net. Sa i përket enterierit, pritet të jetë më modern për dallim nga ai aktual.

Ndërkaq sa i përket pjesës motorike, Sportage i ri pritet të ketë motorë benzinë me injeksion të drejtpërdrejtë dhe motorë me naftë, por duhet përmendur edhe marshin me dy koplunga me shtatë shpejtësi.

Në mesin e gamës së motorëve përfshihet motori i përmirësuar me naftë 1.7-litër CRDi, si dhe benzinë 1.6-litër T-GDi i cili në modelin e ri Tucson është me kapacitet prej 177 kuajfuqi. Dhe mbetet të shihet nëse në ofertë do të jetë edhe motori benzinë 1.2-litër T-GDi.

kia1 kia2