LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen prezanton Tiguanin e ri

Volkswagen prezanton Tiguanin e ri

Volkswagen do të prezantojë premierë gjeneratën e fundit të modelit Tiguan si dhe një version të rifreskuar të modelit CC coupé në Frankfurt Motor Show.

Megjithëse të dy modelet janë ende mister për publikun, thuhet se ato janë inspiruar nga makina koncept T-Roc dhe C Coupé GTE.

Megjithëse panairi i veturave në Frankfurt nis për pak javë, Volkswagen nuk ka dashur të flas në lidhje me detajet përreth Tiguan 2016. Çka është edhe më interesant, është fakti se prodhuesi gjerman ende nuk ka konfirmuar asnjë informatë në lidhje me modelin, transmeton Koha.net.


Por, thuhet se vetura do të vijë në dy modele, me pesë dhe me shtatë dyer, ndonëse ky i fundit është i rezervuar për tregje specifike.

Tiguan-i i ri ka gjasa t’i ngjajë veturës koncept T-Roc të prezantuar më 2014, i cili ka dizajn ultra-modern, drita LED dhe elemente të lëvizshme në çati.

Sikurse Volkswagen Golf, edhe modeli Tiguan mund të vijë në treg në versionin sportiv në të ardhmen — Tiguan R – me motor më të fuqishëm.

Në këtë panair, Volkswagen do të prezantojë edhe versionin e tij më të fundit CC coupé.