LAJMI I FUNDIT:

Premier Botërore: Prezantohet Mégane i ri – me dizajn unik dinamik! (Foto/Video)

Premier Botërore: Prezantohet Mégane i ri – me dizajn unik dinamik! (Foto/Video)

Njëzet vjet pas lansimit të Mégane dhe pas shitjes së 6.5 milionë njësive, Renault prezanton Mégane gjeneratën e IV-të.

Në një segment jashtëzakonisht konkurrues, Mégane paraqitet me një dizajnë të veçantë me dritat e reja karakteristike unike para dhe pas nga gjuha e re e dizajnit të Renault.

Më i madh në gjerësi dhe gjatësi, Mégane përgatitet për paraqitjen e parë publike në panairin me te madh të veturave në Frankfurt për disa ditë me radhë me versionin më të fundit GT që do të ofrohet nga lancimi.


Me një dizajn dallues që përmban DNA-anë e dizajnit të fundit të Renault me dritat e veçanta pas dhe

para në formën „C“, Mégane pretendon majat e suksesit në Evropë. Krahas dizajnit unik, kjo veturë

është zmadhuar në gjerësi deri në 47 mm dhe gjatësi 28 mm dhe do të ofroj një komoditet të pa

kompromis në një nder segmentet më konkurruese në Evropë.

Materialet kualitative krahas motorëve veç të njohur të fuqishëm dhe ekonomik të Renault të inspiruar nga Formula 1, do të kompletojnë këtë veturë. Më shumë detaje do të jepen në paraqitjen e parë publike të Renault Mégane në panairin më të madh në botë në Frankfurt që do të hap dyert për publikun për disa ditë.

Tani është e ditur që me fillim do të prezantohet edhe versioni i fundit i pajisjes “GT” që përmban gjenetikën e “Renault Sport”.

Çmimet do të prezantohen në Shkurt 2016 kur edhe do të fillon shitjen ky model.

Për informata më të reja, ndiqeni në facebook distributorin gjeneral ekskluziv për Renault për Kosovë

dhe Shqipëri, Auto Mita.

https://sq-al.facebook.com/AutoMita.Renault
r1

r2

r3

r4

r5

r6