LAJMI I FUNDIT:

Veturë mahnitëse: Bentley prezanton modelin e parë 4×4 (Foto/Video)

Veturë mahnitëse: Bentley prezanton modelin e parë 4×4 (Foto/Video)

Kompania britanike e veturave luksoze, Bentley, ka lansuar veturën e parë 4×4 dhe ka premtuar se Bentayaga që do të kushtojë 160 mijë funte, do të jetë vetura “më e fuqishme, luksoze dhe sportive në botë”.

Vetura e re do të mund të shfrytëzohet nga prindërit që dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe për adhuruesit e terrenit malor. Ky model do të ketë çmimin e dy Range Rovers.


Fotografitë, detajet dhe videot e superveturës britanike 4×4 janë publikuar nga Bentley, vetëm pak ditë para lansimit të Bentayagas në panairin e veturave që do të mbahet javën e ardhshme në Frankfurt.

Porositjet e veturës kanë filluar së fundmi, ndërsa shpërndarja e tyre do të fillojë vitin e ardhshëm.

Bentley, me bazë në Crewe, është pjesë e Volkswagenit, që në vitet ’90 nisi një betejë me BMW-në për të marrë në kontroll brendin i cili ishte i lidhur me kompaninë Rolls-Royce.

Prezantimi i Bentleyt bëhet vetëm pak ditë pasi rivali Rolls-Royce prezantoi modelin Dawn që do të kushtojë 250 mijë dollarë dhe është cilësuar si vetura më seksi ndonjëherë, transmeton Koha.net.

Bentley Bentayaga do të ketë motorin e fuqishëm 6-litra me turbo të dyfishtë W12 TSI që do të ketë 600 kuajfuqi – të barabarta me gjashtë Ford Fiesta.

Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4.1 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 300 kilometra në orë.

bentley02

bentley14

bentley13

bentley12

bentley11

bentley10

bentley09

bentley08

bentley07

bentley06

bentley05

bentley04

bentley03