LAJMI I FUNDIT:

Model ‘i mistërshëm’ nga Tesla (Foto)

Model ‘i mistërshëm’ nga Tesla (Foto)

Modeli X i kompanisë Tesla nuk është më mister. Elon Musk, kreu i kompanisë Tesla, ka zbuluar zyrtarisht veturën e parë, të shumë pritur, sportive elektrike në fabrikën e kompanisë në Fremont, California.

Ky Crossover është modeli i tretë i Teslas dhe do t’i bashkohet modelit S në treg. Modeli X do të kushtojë me një çmim gjashtë shifror për konsumatorët që kërkojnë përvojë të jashtëzakonshme.

“Me opsione të njëjta sikurse Model S, vetura e re do të kushtojë 5 mijë dollarë më shumë për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të trupit të saj”, shkruan Musk në Twitter, transmeton Koha.net. Çmimi i Model S fillon prej 70 mijë dollarë, duke mos përfshirë asnjë nxitje të taksave të cilat mund të përdoren në nivelin federal dhe shtetëror të veturave elektrike.


Model X është thënë se do ketë hapësirë për 7 njerëz në tre rreshta të ulëseve, dyert që hapen nga poshtë-lartë (në formë të krahëve) në vend të dyerve standarde që hapen anash.

Është e paqartë se cili do të jetë çmimi përfundimtar i këtij modeli, i cili së pari është paralajmëruar në vitin 2012, por kjo nuk ka ndalur entuziastët e Teslas që të kursejnë në mënyrë që të sigurojnë modelin X.

Vonesa e modelit X për konsumatorët do të ndihmojë Teslan që të hapë rrugën për projektin e saj të ardhshëm – me çmim më të lirë, Model 3. Musk ka zbuluar se kjo kompani e veturave elektrike këtë model do ta prezantojë në mars të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë të pranojë para-porositë, përafërsisht, në të njëjtën kohë.

Ky sedan më i vogël pritet të kushtojë rreth 35 mijë dollarë, ndërsa prodhimi i tij pritet të fillojë në vitin 2017.

tes1 tes3 tes4 tes5 tes6 tes7