LAJMI I FUNDIT:

Automobili “i çmendur” Aston Martin Vulcan (Video)

Automobili “i çmendur” Aston Martin Vulcan (Video)

Aston Martin ka lëshuar edhe një video të modelit Vulcan, të cilin kompania e cilëson si krijimin më të çmendur të saj në histori.

“Vullkani” përfaqëson përgjigje e Aston Martinit për të rivalizuar “bishat” McLaren P1 GTR dhe Ferrari FXX K. Të dyja kanë sistem hibrid për t’i dhënë automobilit ekstra fuqi, për çka dallon modeli Vulcan. Ky automobil ka motor V12 7.0-litërsh me më shumë se 800 kuajfuqi.

Aston Martin akoma nuk ka treguar specifikat tjera të modelit. Vulcan kushton 2.3 milionë dollarë dhe do të vijë në vetëm 24 njësi.