LAJMI I FUNDIT:

Yamaha R1M – sipas dëshirës suaj (Foto)

Yamaha R1M – sipas dëshirës suaj (Foto)

Keni dëshiruar gjithmonë që të keni një super-çikletë, por nuk keni pasur mjaftueshëm të holla? Tani e keni mundësinë që ta posedoni një të tillë dhe atë pa para, sepse mund ta merrni nga interneti.

Kompania e njohur e motoçikletave, Yamaha, ka krijuar modelin origami YZF-R1M për vitin 2015, të cilin pjesërisht mund të shkarkoni falas nga uebafaqja e kompanisë: http://global.yamaha-motor.com/.

E tëra çfarë duhet të bëni, është që të ndiqni udhëzimet dhe t’i bashkoni pjesët në mënyrë që të ndërtoni motoçikletën Yamaha sipas dëshirës suaj, transmeton Koha.net.


Modeli i krijuar nga ju do të jetë i madhësisë në raport 1:5, me një gjatësi prej 41 centimetra. Megjithatë, duhet të posedoni disa gjëra nëse dëshironi të përfundoni R1M-shin në letër.

Për të përfunduar motoçikletën tuaj, të cilën kompania e quan motoçikleta “ultra realiste”, në mënyrë që edhe modeli i juaj të jetë i tillë, duhet të keni një printer dhe letër kualitative.

YamahaR1M02

YamahaR1M03

YamahaR1M04

YamahaR1M05

YamahaR1M06

YamahaR1M07

YamahaR1M08

YamahaR1M09

YamahaR1M10