A ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një marrëdhënieje? Po truke sikur në çift mbizotëron dashuria e vërtetë? Rezultatet e disa studimeve japin shumë indikacione në këto drejtime. Ndaj, nëse i besoni shkencës, vazhdoni leximin e artikullit më poshtë…
Studimet mbi psikologjinë dhe kiminë cerebrale të rënies në dashuri, lejojnë shumë aplikime praktike. Ka disa momente në jetë, në të cilat rënia në dashuri do të ishte një fatkeqësi: në këtë rast, është një përvojë e cila kërkon shumë energji, ndërsa mund t’iu shkëpusë nga qëllimet personale që aktualisht nuk përkojnë me marrëdhënien në çift.
Ndërkohë, në periudha të tjera, jeta vendos ndryshe: rënia në dashuri dhe jeta në çift mund të jenë një plotësi që konsiston në një jetesë edhe më të mirë. Çfarë këshillojnë studimet? Kush prej jush dëshiron të dashurohet dhe kush jo? Shpjegimet i gjeni në vijim:
Si të mos dashuroheni
-Nëse puthja e parë, ose më keq akoma, biseda mes jush ka ecur shumë mirë, duhet të ndaleni sa më parë të jetë e mundur për të shmangur ndërlikimet emocionale. Mos dilni më për dy herë të tjera me atë person dhe sigurisht, kurrë tre herë takim me të në harkun e një muaji.
-Reduktoni deri në minimum përkëdheljet para dhe pas raportit seksual në mënyrë që të reduktoni prodhimin e oksitocinës, hormonit i cili e forcon edhe më shumë një lidhje në çift. Lejoni që të kalojë kohë nga takimi në takim.
-Mos e shihni personin tjetër drejt e në sy: hunda është një zëvendësuese e mirë. Gjithashtu, shmangni ndarjen e informacioneve personale: lidhja fillon me empatinë.
-Frekuentohuni në shoqëri dhe izolohuni vetëm për kohën e “nevojshme”, mos bëni miqësi në rrjetet sociale.
-Nëse personi tjetër do që ta thellojë njohjen duke përmendur fëmijët dhe martesën, atëherë ju jeni me fat, sepse mund të shkëputeni direkt, sigurisht, nëse nuk keni qëllim që të bini në dashuri, të martoheni e të bëheni me trashëgimtar.
Si të dashuroheni
-Gjeni një person të lirë, që nuk ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes apo për siguri, por që t’i korrespondojë “hartës suaj të dashurisë” (aspektit fizik, mendjes, botës ideale, interesave etj).
-Shiheni tjetrin në sy duke buzëqeshur (kjo vë në funksion zona të trurit që lidhen me mirëqenien dhe intimitetin): nëse edhe atij/asaj i zgjerohen bebet e syrit, kjo do të thotë se të dy e pëlqeni njëri-tjetrin.
-Imitoni gjuhën e trupit të tjetrit: pozicionin e trupit, tonin e zërit, shpejtësinë e të folurit: reciprociteti në këtë drejtim do të rrisë ndjesinë e afrisë.
-Flitini për detaje personale dhe dëgjojeni personin tjetër të paktën për gjysmë ore, më pas prekuni nga duart dhe shiheni njëri-tjetrin në sy për katër minuta. Sipas Arthur Aron, psikologut njujorkez, vendimtare për të rënë në dashuri janë pikërisht këto 34 minuta.
-Bëni dashuri me këtë person sa më shpesh të mundni: oksitocina e prodhuar do t’iu ndihmojë që të forconi lidhjen tuaj dhe të përjetoni dashurinë, e cila padyshim rritet nga dita në ditë nëse e dëshironi vërtet ndjenjën e dashurisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos