Që dhuratat i pëlqejmë të gjithë, kjo nuk është ndonjë gjë e re, por të kënaqësh personin, të cilit i drejtohet dhurata, edhe kjo nuk është e lehtë. Shpesh jemi mësuar të dëgjojmë thënien se “ka rëndësi ideja më shumë se dhurata”, që jo gjithnjë është e sinqertë.
Pasi, kur hap një dhuratë, emocioni shtohet deri sa të përfytyrohet para syve surpriza jote e dashur…transmeton Telegrafi. Shpesh rezulton të jetë e pëlqyeshme, por ka raste kur lëshon një buzëqeshje të shtirur, sa për të mos e zemëruar, dhe hedh poshtë shijen e personit që ka bërë dhuratën për ju.
Më poshtë do ju shpalosim tetë ide të përshtatshme për të bërë një dhuratë për festën e fundvitit. Edhe një këshillë: sa më shumë jeni nuhatës i shijeve dhe kërkesave të personave që u referohet dhurata, aq më të pakontestueshme do të jenë shijet tuaja.
Por jo gjithçka mbaron sapo u bë përzgjedhja; është shumë e domosdoshme edhe mënyra e paketimit. Me sa më shumë shtresa, aq më provokuese është adrenalina që ngrihet shumë, si dhe kureshtja se ç’ka brenda paketa magjike rritet. E fundit këshillë është mënyra e dhënies së saj; jo me urdhër, por me shumë gjetje krijo atmosferën e duhur dhe zgjo fantazinë.
1. Një biletë për të kaluar Vitin e Ri jashtë, sigurisht që është mrekulli. Merrni një biletë çift dhe surprizoni partnerin tuaj në një vend të mrekullueshëm. E rëndësishëm do ishte një vend me borë dhe ski. E ku ka më bukur sesa të festohet Viti i Ri në një vend të tillë. Kujdes që ideja të funksionojë deri në fund; patjetër duhet lënë pak substancë në dhënien e dhuratës. Në momentin kur mendohet se neglizhenca për festat është në maksimum, pikërisht atëherë shpalos surprizën tënde. Kjo është për ty. Të jeni të sigurt që do merrni shumë buzëqeshje dhe përqafime.
2. Për t’u argëtuar dhe qeshur është mirë që dhurata të ketë mendim. Nëse partneri juaj është gatuesi më i keq që ju keni parë, atëherë mos ngurroni: një libër që peshon shumë, të shoqëruar edhe me një varëse çelësash, ose diçka simbolike, pasi kjo është argëtuese.
3. Vonesa në takime ka karakterizuar gjatë vitit partnerin, shoqen apo shokun tuaj. E ku ka më mirë që t’i shmangni debatet rreth kësaj çështje. Një rrugë e dy punë: një orë e madhe tavoline ose dore do të ishte dhuratë dhe mësim i mirë për ta. Mos u tregoni cinik, shoqërojeni patjetër me diçka që ata pëlqejnë, libër apo kartolinë e shkruar për merak, gjithnjë me sens humori.
4. Në një klub luan një ndër dj-të më të njohur, por që është mjaft i pëlqyer për partnerin tuaj. Çfarë prisni? Rezervoni hyrjen, kështu do e befasoni atë dhe i shtoni buzëqeshje… Pa dyshim, që do argëtoni deri në orët e para të mëngjesit. Për më tepër, kënaqësinë e festimit e keni të ndarë përgjysmë.
5. Aparati celular i teknologjisë së fundit është preferenca e partnerit tuaj. Shpesh ka rrëmuar në internet dhe ka lexuar rreth tij, ose ka humbur orë duke shfletuar revista teknologjike, duke mësuar opsionet dhe përdorimin. Mos u bëni pishman për të, blijeni! Paketojeni disa herë, derisa të lodhet duke hapur dhuratën, por në fund do t’ju shohë në sy dhe thënien “je i mrekullueshëm” do e keni të sigurt, transmeton Telegrafi.
6. Aromat dhe parfumet janë fiksimi i saj apo i tij… Ju këtë e dini tashmë, por, nëse flagranca e fundit është e mahnitshme dhe nuk e ka provuar, kjo dhuratë sigurisht që ju lejon të mos bëni gabim në zgjedhje. Shoqërojeni edhe me një sarkazëm të lehtë, nëse ju jeni pak alergjikë ndaj aromave.
7. Patinazhi në akull nuk ju tërheq, madje s’e keni provuar asnjëherë. Guxoni, pasi personi i afërt i juaji e ka hobi. Kjo dhuratë e bërë nga ju do jetë gjetje dhe pranim i shijes së tij. Për më tepër, do mësoni diçka të re. Ku i dihet, mbase edhe do pëlqehet nga ana juaj.
8. Veshjet janë një sindromë rrëmbyes i saj. Për më tepër, koleksionet e fundit dhe tendencat e modës, por mos u tregoni dorështrënguar; një pallto gëzofi do e kënaqë partneren tuaj. Nëse mundësia e shpenzimit nuk është aq e madhe, mendo për një shall: mjafton të jetë mëndafshi dhe shoqëroje me një produkt kozmetik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar