Komediani Mind Kaling, kishte një kërkesë modeste: Edhe pas martesës, nuk duhet ndaluar puthja e njerëzve të tjerë. Në një numër të New Yorker, një vajzë shkruan lidhur me atë, se përse pasi që thuhet “Pranoj”, “kënaqësia e të puthurit” duhet të mbarojë. Mirëpo, a kanë të drejtë Kaling dhe kjo vajzë?
Nga: Getoarbë Mulliqi
Edhe pse puthja për disa persona konsiderohet si akt i pamoralshëm, nëse ndodh ndërmjet dy personave të cilët nuk janë të lidhur, për disa të tjerë është krejt normale; ta zëmë për kulturat perëndimore, ku një shoqe mund ta puth shokun e saj në buzë kur përshëndeten, puthjet ndërmjet femrave dhe homoseksualëve, të cilët i lidhë vetëm shoqëria, apo edhe një puthje ndërmjet një ish-çifti.
Mirëpo, natyrisht kjo është krejtësisht individuale, dhe se si pranohet nga partneri është përsëri krejtësisht diçka tjetër. Unë besoj, më shumë në një teori tjetër, që qarkullon nëpër botën moderne: pyetja adekuate është “Çfarë konsiderohet tradhti?”, dhe jo “A është kjo apo ajo, tradhti?”.
E në atë se çfarë konsiderohet tradhti, hyjnë shumë gjëra; pak ditë më parë në një ueb faqe, hasa në një thënie shumë interesante, “tradhti nuk është vetëm kontakti fizik, tradhti është edhe kur shkruhesh me dikë me mesazhe, dhe nuk dëshiron që partnerja/partneri ta shohin atë bashkëbisedim”.
Interesante!!!
Nga ky konstatim, kthehemi përsëri tek ajo që e thash më herët, pra kjo është çështje personale, dhe varet se si një person e koncepton tradhtinë.
A është kjo apo ajo tradhti?
Në fjalorin e OXFORD-it, folja tradhtuar do të thotë: një akt i pamoralshëm, i bërë për përfitime; ose pabesi seksuale. E në kontekst, ne më shumë e dëgjojmë si kjo e dyta, fjalën tradhti.
Unë i kam bindjet e mia lidhur me tradhtinë. Përderisa shumë femra pornografinë e konsiderojnë si tradhti dhe meshkujt nëse të partnerja shikon porno, gjithashtu e konsiderojnë tradhti, unë e besoj të kundërtën. Flirtimi gjithashtu nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve merret si tradhti, mirëpo unë besoj se tradhti është pjesa që pasohet nga flirtimi – tek e fundit, nuk është se ia heq copë femrës ose mashkullit, një e mbyllur e syrit, një puthje e dërguar nga distanca, apo edhe një prekje e shkëmbyer në kalim e sipër. Të gjitha këto i përmenda për të ardhur tek ky përfundim; ekzistojnë dy lloj tradhtish – tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale. Asnjë nga këto të lartpërmendurat nuk janë emocionale, vetëm në rastet e fetisheve apo çrregullimeve të ndryshme psikologjike, në rastin e pornografisë, ku ka individë që kënaqësi të vetme përjetojnë, duke i shikuar të tjerët gjatë një akti seksual, dhe jo të jenë të involvuar në to vetë; apo edhe rasti me “përgjuesit”, të cilët konsiderohen një lloj maniakësh seksual, ku nga kjo gjendje mund të kalojnë në faza më të rënda. Mirëpo, tradhtia fizike, quhet tradhti, dhe jo vetëm. Në fakt, ka të atillë (ndoshta shumë) që e konsiderojnë si punë prishës në një lidhje.
Tradhtia fizike dhe tradhtia emocionale
Tradhti emocionale konsiderohet, të dashuruarit në një person tjetër, gjatë kohës që jeni në një lidhje tjetër; mbajtja e një lidhje sekrete me një person, gjatë kohës që jeni në lidhje me dikë tjetër; dhe disa tjera veti të kësaj natyre – pra gjithmonë, ku ndjenjat janë të përfshira. E ky lloj i tradhtisë është i rrezikshmi, dhe të cilit të gjithë i druhemi, pasi që mund të përfundojë një histori dashurie, sepse personi i tretë është prezent në atë çift. Eh personi i tretë është tek, dhe na sjellë tek të mbeturit “tek”!!!
Ndërsa, tradhtia fizike konsiderohen: mesazhet seksuale, flirtimi, puthja, prekjet, mirëpo edhe kryerja e një akti seksual me qëllim tjetër; për përfitime apo edhe në gjendje të dehur, ku nuk është më emocionale. Edhe pse ka shumë teori që pohojnë, që të dehurit bëjnë atë që duan ta bëjnë kur janë esëll, unë besoj se tradhtia në gjendje të dehur, është vetëm kënaqësi momentale. Por, diçka që nuk duhet anashkaluar janë pasojat, që mund t’i ketë tradhtia fizike – pasi që, nuk duhet larguar mundësinë që të përfundojë si emocionale, pasi që mund të përfundojë me “të kërkuarit më shumë”, edhe pse një one night stand (kënaqësi për një natë) mund të përfundojë, saktë kur përfundon, dhe ata dy persona mund të mos takohen më – apo mbase edhe mos ta njohin njëri tjetrin, nëse nuk kanë qenë esëll.
Dallimi esencial ndërmjet tradhtisë fizike dhe emocionale, është pikërisht kontakti fizik. Pra, tradhtia bëhet nga kontakti sy më sy, dhe pastaj edhe nga kontakti seksual; përderisa kur është emocionale, nuk ka nevojë takimi sy më sy, mjafton prezenca e atij personi në telefonin tënd, kompjuterin tënd edhe nëse kontakti seksual mungon.
Por, ata që “kryejnë” tradhti emocionale, nuk e pranojnë; duke harruar, që ata të cilët janë emocionalisht të përfshirë diku tjetër, përderisa po e tradhtojnë veten, duke qëndruar në një tjetër lidhje – që lirshëm mund ta quajmë vetëm fizike.
Unë e konsideroj veten si mendjehapur, mirëpo një person nuk mund t’i dashurojë dy persona njëkohësisht; mund ta dëshirojë një tjetër, ndërsa e dashuron një tjetër, por kjo është ndryshe.
E kjo hyn në grupin e tërheqjes fizike, ku personaliteti i një personi nuk të tërheqë, mirëpo është fiziku ai që nuk mund t’i rezistohet; por, kjo është vetëm tradhti fizike.
Dëshira dhe dashuria
Të duash dhe dëshirosh, janë dy gjëra të ndryshme; të dëshirosh është vetjake, ndërsa të duash është hyjnore. Kjo është teoria ime! Kur e do dikë, e pranon me të mirat dhe të metat; në fakt nuk ia vëren të metat. Ndërsa, kur e dëshiron dikë, i sheh vetëm ato që i dëshiron në atë person. Dhe kur je i përfshirë në një lidhje tjetër, ndërsa dëshiron një person tjetër, është sipërfaqësore.
Them kështu, pasi që ka nga ata partnerë që xhelozojnë kur tjetri/tjetra “fantazojnë” lidhur me dikë tjetër: për shembull George Clooney-n (si fenomen i kësaj lloj tradhtie). Të dashur meshkuj, nëse e dashura e juaj fantazon për Clooney-n, më lejoni të ju them që është njëjtë sikur ju, kur e paramendoni Kim Kardashian, andaj mos e trajtoni më ndryshe këtë fenomen.
Mirëpo, nuk është fare e pamundur kontakti me personazhet e fantazisë suaj; pse nuk do të mundte dikush ta takonte Kimin? E nga kjo vijmë, tek fantazia për dikë të “arritshëm”, që mund të jetë komshiu ynë, kolegu i punës, zjarrfikësi etj. Dhe nëse në relacion me një aktor Hollywood-i jeni në rregull, atëherë as këtë të dytën nuk duhet trajtuar si tradhti. Por nëse e para është e papranueshme, këtë të dytën as mos e konsideroni si pjesë të diskursit humoristik, me partnerin, sepse mund të mos përfundojë më së miri.
Kur tradhtia është gabim
Atëherë, tradhtia dallon. Mos lejoni që xhelozia të shkatërrojë diçka që keni ndërtuar për shumë gjatë, por, mos lejoni që as një kënaqësi e momentit të sjellë deri tek përfundimi i një historie të bukur dashurie. Mirëpo, para se të merrni çfarëdo vendimi, dëgjojeni anën e partnerit tuaj – analizoni faktet – dhe u hyni detajisht herëve kur ju keni mundur të bini pre e një tradhtie fizike. Mos mendoni që partneri nuk është penduar – natyrisht, jo ata të cilët e bëjnë vazhdimisht, dhe janë krenarë kur kryejnë tradhti në çift, në ndikim ose jo të alkoolit – andaj njiheni partnerin tuaj, dhe problemin. Është e bukur thënia, “më mashtro një herë, turp të kesh, më mashtro së dyti, turp të kem” – andaj, mësohuni që të jeni hyjnor dhe të falni, ndërsa lejoni të tjerët të jenë njerëzore dhe të gabojnë.
Por, kjo nuk do të thotë të falni gjithmonë! Nëse partneri/partnerja nuk mëson nga fakti që ju e keni falur një herë, dhe e përsëritë gabimin, vlerësoni vetë – sepse gabimi i bërë dy apo më shumë herë, nuk është gabim! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj