Njëra nga ndjenjat më të bukura është kur dikush na thotë FALEMINDERIT; kur dikush pra është falënderues për atë që në kemi bërë. Mirëpo, jo gjithmonë falënderimi duhet të lidhet me atë se kush çfarë ka bërë për të merituar një “Faleminderit”!
Nga: Getoarbë Mulliqi
Unë besoj në logjikën e asaj se, ne duhet të jemi falënderues gjithmonë; falënderues që jemi zgjuar edhe një mëngjes tjetër shëndosh e mirë, falënderues që kemi çfarë të servojmë në sofër, falënderues që na duan dhe kemi kë të duam, falënderues për gjithçka që na rrethon dhe që shpesh harrojmë t’ia dimë vlerën, duke vrapuar pas gjërave të pavlera!
Fjala FALEMINDERIT, për mua është e shenjtë!
Një profesor i imi ka ndarë një histori shumë personale gjatë një ligjërate; atij pasi që i kishte vdekur nëna, e cila në fakt nuk vuante nga ndonjë sëmundje, apo siç do ta quante edhe vetë ai“Një vdekje e papritur”, reagimi i tij për ne nxënësit e tij (atëbotë) nuk ishte më i pranueshmi. Të gjithë e kemi humbur dikë të afërt, andaj e dimë atë ndjenjë, dhe kur një njeri është i relativisht i qetë pas një ndarje të këtillë, natyrisht se nuk duket shumë e pranueshme. Dhe kështu, ai vendosi që të na e tregojë një sekret; sekretin e tij, ditën e fundi të cilën e kishte ndarë me nënën e tij. “Vdekjen e saj e ka bërë më të lehtë fakti se unë asaj i kam thënë për herë të fundit, tri gjërat më të vlefshme që mund t’ia thuash dikujt. I kam thënë; MË FAL, TË DUA dhe mbi të gjitha i kam thënë FALEMINDERIT”. Dhe nga ajo ditë, jam munduar të tregohem e kujdesshme, që këto fjalë të mos mbesin të pathëna kur duhet, apo edhe vetëm sepse ndjehem sikur duat’i them.
Është kaq e shenjtë kjo fjalë, ka aq shumë peshë vetëm një fjalë dhe mbi të gjitha nuk është se na kushton t’ua themi atyre që e meritojnë, pra gjërat më të bukura dhe shtrenjta në jetë, janë falas; dhe nëse nuk e kemi shprehi atëherë e kemi rastin që çdo të enjte të fundit të nëntorit, ta themi, për gjithë herët të cilat nuk e kemi thënë. Ditën e falënderimeve të jemi falënderues për të gjithë që i kemi, gjërat me të cilat jemi bekuar dhe mbi të gjitha ta themi që të mos na ngelet peng, që nuk kemi thënë faleminderit.
FALEMINDERIT është “Mantra” dhe besimi im
“Mantra” ime është faleminderit! Në mëngjes jam falënderuese që jam zgjuar, ndërsa në mbrëmje që po e përmbylli një ditë; jam falënderuese për gjithë njerëzit që i kam; falënderuese për gjithë gjërat me të cilat jam e bekuar! Andaj, FALEMINDERIT për mua është kthyer në besim.
Madje edhe nga kjo kam ardhur në një përfundim timin “Sa më shumë të themi faleminderit, aq më shumë do të na jepen arsye që të themi faleminderit”, andaj pse të mos e themi. Është kaq bukur kur e pranojmë këtë fjalë ashtu si na servohet; aq më tepër kur gjithmonë kemi pse të themi faleminderit.
Sot, në ditën e falënderimeve dua të përsëris MANTRËN time edhe një herë nga shumë herët që e kam thënë gjatë jetës sime; Faleminderit për çdo mbrëmje që është kthyer në mëngjes, për çdo frymëmarrje që tregon se po jetoj, për çdo njeri që e kam afër që do të thotë dashuri, për çdo bekim timin dhe për çdo faleminderit që më keni thënë e me shpresë që ua kam thënë sa herë është dashur; FALEMINDERIT!
Ndërsa, dua që ta përmbyll me një thënie që më erdhi gjatë kohës që po shkruaja: Gjithmonë kemi diçka për të cilën mund të jemi falënderues. Madje edhe atëherë kur gjithçka del nga shinat dhe duket sikur nuk do të bëhet si më parë… Thirri arsyes dhe gjej forcën të jesh falënderues. Duke qenë falënderues nuk i kthejmë gjërat siç ishin, por i bëjmë edhe më mirë!
Faleminderit!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Karakteristikat që e bëjnë një grua të shenjës së Ujorit super të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar