Motivet e vërteta të grindjes nuk janë më pazari apo vjehrra, por seksi dhe dëshira për ngrohtë si. Përveç "biologjisë së inatit" të atij dhe të asaj. Si mund të rregullohet? Me sherre konstruktive: raunde 5 minutëshe, përqafime dhe të tjera truke.
Një ditë si gjithë të tjerat. Të sapokthyer nga puna gjenden në kuzhinë, ajo përzien gjellën, ai shtron tryezën. Fëmijët janë përpara televizorit, pra çifti më në fund ka një çerek ore intimitet. Por në njëfarë pike, shpërthen lufta. Ndonjëherë nuk e dinë as se cila është arsyeja: një fakt? Një emocion? Ajo që dinë është se humori i ditës përfundimisht është i prishur.
"Dashuria nuk ka kuptim po nuk pati zënka", thotë një proverb. Dhe në fakt "unë të dua, ti më do, ne zihemi" është zgjedhimi më kuptimplotë i një foljeje në lidhjet e dashurisë. Por ç’thonë kërkimet shkencore? Përse zihen çiftet? A është e vërtetë që femrat mbajnë më tepër mëri? A ka ndryshime mes mënyrës se si zihen meshkujt dhe mënyrës së femrave? Dhe nëse ndryshimet janë, përse ndodhin? A kemi vërtetë nevojë të zihemi?
Një ditë PO, një JO
Barometri i zënkave shënon stuhi në të gjitha familjet. Sipas sondazheve të kryera nga revistat femërore evropiane, 39% e çifteve të anketuar zihen një ditë po, një jo, kurse 32% ditë për ditë. Ato paqësoret (që njohin vetëm një stuhi në muaj) janë vetëm 4%. Dhe më pas? Dhe një në dy çifte ndër të intervistuarit nuk pajtohet menjëherë, një prej partnerëve i mban turinjtë varur pas një sherri.Llafe apo eros
Dietrich Klausmann, mjek psikolog në Hamburg, pasi ka studiuar më tepër se 1800 çifte, është i mendimit se arsyeja e grindjeve bashkëshortore është seksi. Tek femrat, pas vitit të parë, dëshira pakësohet, tek meshkujt mbetet e pandryshuar. Nga ana tjetër, tek meshkujt ulet gatishmëria për të dhënë e për të marrë përkëdhelie, për të dialoguar dhe për të projektuar jetën e përbashkët. Por kur diskutojnë me njëri-tjetrin, meshkujt dhe femrat nuk i nxjerrin fare në shesh dobësitë e jetës erotike dhe emocionale, por diskutojnë për të tjera gjëra: pazarin, veshjet, vjehrrën …
Të tjerë shkencëtarë janë të mendimit se ndryshimi është tek intimiteti. Për meshkujt, intimiteti kalon përmes seksit, për femrat seksi kalon përmes intimitetit. Sigurisht, pasi kalojnë kohët e para, rutina e ul entuziazmin. Siç e shpjegon John Gottman, psikolog i Washington University, që për më tepër se 30 vjet studion jetën në çift: "Në 80 për qind të rasteve janë femrat ato që i shtrojnë problemet. Duke ndjerë mungesën e komunikimit me partnerin, ndiejnë se nuk kuptohen emocionalisht, nuk ndihen të dashuruara. Ulërasin, por është njëlloj sikur thërrasin "më trego që më do". Ata ndihen të sulmuar, në vend që të japin atë që u kërkohet, tërhiqen akoma edhe më tepër dhe mendojnë se kanë një grua që s’durohet". Kësaj i shtohet edhe problemi i kohëve të ndryshme. Kur atyre u lind ideja për t’u pajtuar, ja ku ato nxjerrin një nga ato përgjigjet që t’i ngrenë nervat nga e para: "Pse, ka ndodhur gjë!?”
Ajo benzinë, ai alkool
Shumica e njerëzve janë të mendimit se femrat falin gjithmonë, kurse meshkujt falin
vetëm nëse janë të hapur ndaj shoqërisë. Por shpjegimi më bindës duket se është një tjetër. Motori i sistemit nervor vegjetativ femëror punon me benzinë, kurse ai i meshkujve me alkool. Diferenca mes tyre nuk kufizohet vetëm tek zënkat, por është e pranishme më shumë se kudo në dhomën e gjumit, gjatë raporteve seksuale: meshkujt e kanë eksitimin më të shpejtë dhe po aq shpejt qetësohen, pra kthehen në anën tjetër dhe sa të hapësh e të mbyllësh sytë janë në gjumë. Kurse femrat përkundrazi, kanë nevojë për një prelud të gjatë përkëdheljesh që të arrijnë të eksitohen dhe edhe kur akti mbaron kanë nevojë për të tjera përkëdheli.
Po ç’lidhje ka kjo me zënkat? Psikologu amerikani William James, ka studiuar reagimet e trurit dhe të trupit ndaj emocioneve, ishte i bindur se e gjitha kjo teori ka lidhje me zënkat. Truri u përgjigjet situatave që sjellin inat, duke e urdhëruar trupin, përmes sistemit nervor autonom; se ç’duhet të bëjë: në 7-10 sekonda, zemra shton rrahjet, rrit ritmin e frymëmarrjes, gjaku shtohet në muskuj. Këto përgjigje të bëjnë të vendosësh nëse duhet të sulmosh ose t’ia mbathësh. Por "vetëdija" e inatit arrin më vonë: sipas James-it, pikërisht sepse ndiejmë ndryshimet në trup. Janë ato që mbizotërojnë në emocionin tonë: nxehemi sepse ndiejmë të rritet rrahja e zemrës. Dhe sa më i madh të jetë ky ndryshim, aq më i thellë do të jetë emocioni.
Me inate të vjetra
Një sërë studimesh ka provuar këtë teori, që James-i e kishte nxjerrë duke u mbështetur thjesht tek intuita. Për shembull është vërtetuar se, nëse fytyra shënjon një emocion në një kohë mjaftueshmërisht të gjatë, paraqet emocionin e" vërtetë: nëse bën sikur ke kurajo, atëherë ke me të vërtetë; nëse buzëqesh, atëherë je i lumtur. Dhe jo vetëm kaq: për aq kohë sa nuk është qetësuar përgjigja e trupit, nuk mund të qetësohet emocioni. Pra, inati mund të na kalojë vetëm kur zemra t’u kthehet rrahjeve normale.
Po si mund të aplikohen këto zbulim e tek zënkat në çift? Në një grindje tipike, kur ai do të bëjë paqe, ajo e ka ende sistemin nervor autonom të trazuar dhe korja e trurit të saj ndien inat dhe pyet veten se përse? Atëherë kërkon ta gjejë shpjegimin tek kujtimi i inateve të më përparshme dhe nuk gjen asgjë aktuale për ta justifikuar, përveç asaj historisë thuajse të harruar…Raunde e përkëdheli
Atëherë, çështja është: si ta mbash nën kontroll sistemin autonom? Tre këshilla:
1. Merrni frymë thellë përpara se të përgjigjeni.
2. Qëndroni që të dy ulur (ngadalëson fluksin e adrenalinës, hormoni që nxit gjithë reagimet e tjera, dhe,
3. Çdo raund grindjeje duhet të zgjasë vetëm 5 minuta; kur gongu bie është e detyrueshme të përqafoheni dhe t’i thoni diçka të këndshme partnerit.
Zënkë konstruktive
Është provuar që meshkujt janë një reagim kardiovaskular më të madh kur mendojnë se po vihet në dyshim aftësia, kompetenca apo dominimi i tyre. Kurse femrat e humbin një pjesë të inteligjencës kur lidhja është në krizë. Kjo shpjegon se përse meshkujt mund të pranojnë një kritikë të pjesshme, por kurrë një të plotë. Dhe se përse femrat reagojnë sa s’ka më keq kur ai, në mes të një debati, i kthen kurrizin dhe ndez televizorin.
Shkencëtarët pohojnë se janë të aftë që, të kuptojnë qysh në tre minutat e para të një sherri, nëse çifti do të divorcohet apo jo, me një saktësi 94%. Dhe këshillojnë tre truke për një "sherr konstruktiv":
1. Mos e nisni kurrë një diskutim me një sulm të tipit "je dembel", "nuk di të bësh asgjë në shtëpi". Hapi i parë duhet të jetë i butë, pa akuza të përgjithshme.
2. Duhet të hiqni nga fjalori i sherri fjalët "gjithmonë" dhe "kurrë".
3. Duhet të kujtoni gjithmonë modelin matematik 5 me 1: për çdo moment negativ, fraza të pakëndshme akuze, duhet të ketë së paku 5 pohime pozitive. Nëse zbritet më poshtë, atëherë lidhja ka rrezik të fundoset.
Ata që duan të zihen, mund ta bëjnë këtë pa problem: mjaft që kur grinden, të dinë edhe të qeshin, të tallen, të hedhin sinjale dashurie, të mbajnë lidhjen emocionale. Sa u takon meshkujve, këshillohen të pranojnë ndikimin e partnereve, nëse duan lidhje që zgjasin dhe të qëndrueshme. Duhet të dinë mbi të gjitha të ndajnë pushtetin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësoni vendet ku jetojnë femrat më të mira për seks (Foto)
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi