Ah, këta prindërit! Ke përshtypjen sikur vazhdimisht të rrinë mbi kokë, sikur të ishin agjentë të policisë.
Ndoshta edhe ti ke vazhdimisht marrëdhënie "të luftës" me prindërit dhe nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët me ta? Beso a mos beso, as atyre nuk iu pëlqen një situatë e tillë, e nderë. Fundja, kujt i pëlqejnë grindjet, apo jo?
Vëre veten në lëkurën e tyre
Brengosja dhe shqetësimi i tyre për ty është krejtësisht i kuptueshëm, sidomos në ditët e sotme. Por, nëse të përcjellin sa herë që del, apo edhe e porosisin ndokënd ta bëjë një gjë të tillë për ta, nëse hallakasin gjësendet tua, përgjojnë bisedat, ta lexojnë ditarin, ta kontrollojnë celularin dhe kompjuterin, të spiunojnë në "Facebook", pa dijeninë tënde i pyesin shokët dhe shoqet tua për ty, paraqiten papritmas para shkollës dhe, në ndonjë mënyrë tjetër, rrezikojnë privatësinë tënde, atëherë kjo është shenjë se ka ardhur koha për bisedë serioze.
A mund të jetë ‘faji’ te ti?
Para se ta bësh ndonjë gjë të pakontrolluar, mendo njëherë mirë e mirë pse ata sillen në atë mënyrë. Ndoshta për shkak se ti e ke keqpërdorë besimin e tyre, kështu që ata tani nuk të besojnë as kur "ujku me të vërtetë rrezikon të t’i hajë delet"?
Përdori aftësitë tuaja diplomatike dhe, pa bërtitur dhe pa dramë, kërko nga ata që të bisedoni rreth asaj që të mundon. Zgjidhe një moment që iu përshtatet edhe atyre.
Prindërit duhet dëgjuar por edhe ata juve
Problemet diskutojini me prindërit. Komunikimi i mirë është një çelës përbërës në hapjen e dyerve për zemrat dhe mendjet tuaja. Në këtë nivel prindërit kanë mundësi të kenë vëmendjen dhe gatishmërinë tuaj për ta marrë në konsideratë dhe shqetësimet që ju kaplojnë.
Prindërit duhet të komunikojnë më mirë me fëmijët e tyre dhe të përdorin metoda verbale dhe të padhunshme disiplinimi. Disa nga teknikat e komunikimit kanë nevojë për ushtrime praktike, sikurse kur flitet ndonjë gjuhë e huaj, që ata të mos kenë vështirësi në rritjen e tyre, që këto ide do t’ju ndihmojnë tash dhe përgjatë të gjitha fazave nëpër të cilat kalon rinia e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKoha që i duhet një personi të shenjës së Dashit të dashurohet
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Trashaluqet kënaqen më shumë në seks
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos