Kudo që shkojmë shikojmë njerëz të bukur, me fytyra të mrekullueshme, flokë të ndritshëm dhe buzëqeshje të mahnitshme. Duket sikur e gjithë bota u takon atyre. Megjithatë bukuria dhe magnetizmi që ka dikush shpeshherë bazohet tek karakteri i tij, tek gjendja shpirtërore dhe tek mënyra sesi komunikon me të tjerët.
Në qoftë se dëshironi të bëni dikë për vete, mos hezitoni të zbatoni sekretet që ua zbulojmë enkas për ju.
Personaliteti është pika juaj e fortë
Njeriu që tërheq të tjerët ka sigurisht vetëbesim. Vetëbesimi nuk do të thotë “jam e re, e suksesshme, seksi dhe mund të kem gjithë botën nën këmbët e mia”. Mendime të këtij lloji fshehin iluzione që mund t’ju bëjnë të dukeni qesharakë. Asnjë njeri normal nuk beson se është i përkryer dhe pikërisht aty qëndron bukuria e tij. Në vija të përgjithshme, specialistët janë dakord me mendimin se personaliteti është tërheqës dhe si rrjedhojë funksionon si magnet, sidomos kur përbëhet nga katër karakteristikat e mëposhtme: durim, humor, sinqeritet dhe elasticitet.
Durimi përqendrohet në pranimin nga ana jonë i faktit që çdo individ është i veçantë. Një njeri i duruar nuk sjell të tjerët në pozicione të vështira, sepse është pa komplekse, nuk i gjykon dhe nuk kërkon nga ata gjëra të parealizueshme. Ai e di cilët janë kufijtë e tij dhe kështu është në gjendje të pranojë dhe kufijtë e të tjerëve. Një femër që di çfarë kërkon, nuk e gjykon partnerin e saj dhe nuk e nënvlerëson atë për gabime të vogla dhe njerëzore. Kjo lloj sjelljeje mund të jetë shumë çlodhëse për partnerin.
Humori është një faktor që ka të bëjë me sarkazmin ndaj vetvetes dhe jo me thënie anekdotash. Sarkazma është një shenjë zgjuarsie. Njeriu që di mbi të gjitha të qeshë me veten e tij, të jetë i këndshëm në shoqëri, të bëjë surpriza në një lidhje, tregon se është një njeri i pasur shpirtërisht dhe ka shumë për t’i ofruar partnerit dhe shoqërisë.
Sinqeriteti është një karakteristikë që bind të tjerët për pastërtinë e qëllimeve tona. Tregon ndershmëri, e cila është një virtyt i rrallë në kohët tona.
Elasticiteti është shumë i nevojshëm për përshtatjen tuaj në situata të ndryshme. Elasticiteti është shenjë dinamizmi, kurajoje dhe gatishmërie. Falë tij mund të vlerësoni një situatë, të tregoni që mund të bëni për vete me një flirt doktorë dhe avokatë, por edhe mekanikë dhe poetë. Kështu me ndihmën e këtyre vlerave, mund të viheni në kërkim të njohurive të reja.
Disa sekrete të rëndësishme
Është shumë tërheqëse të shikoni dikë ngultas. Meshkujt nuk kanë probleme me shikimet e gjata; ato u pëlqejnë dhe i çlodhin. Femrat nga ana tjetër nuk kanë të njëjtin mendim. Në qoftë se një mashkull ju shikon, në fillim do t’ju pëlqejë shumë. Por së shpejti kjo lojë kthehet në një lloj ankthi, sepse mund të mendoni që një tip i tillë mund të jetë anormal, dominues ose ….. i pangopur.
Kur flirtoni, një gjest shumë tërheqës është ai kur i hidhni një vështrim atij që ndodhet pas jush, duke kthyer lehtë kokën. Është një gjest gjithmonë klasik dhe një mënyrë e këndshme për të filluar një lojë flirti. Kur ju pëlqen dikush, vështrojeni ngultas përreth tre sekonda. Pastaj drejtojeni vështrimin tuaj anash dhe asnjëherë lart, sepse kjo tregon që ju nuk interesoheni për të.
Do të ishte mirë të ndodheshit diku në dritë kur jeni afër njeriut që ju intereson. Kështu ngjyra e syve tuaj bëhet më e shndritshme dhe shikimi juaj bëhet shumë më tërheqës dhe joshës. Si shembull shikoni fotomodelet në fotografitë e revistave të ndryshme. Ato duken të mrekullueshme nën dritat e forta të aparateve fotografikë.
Një flirt që mbetet i paharrueshëm, nuk është ai që përbëhet nga biseda të kota mbushur me komplimente të tepërta, ose nënkuptime seksuale. Flirt interesant është ai që krijon ndërmjet dy personave një lidhje të veçantë. Mund të ndodheni në situata ku mund të zhgënjeheni nga biseda që në minutat e para. Në qoftë se bashkëbiseduesi juaj ia vlen, duhet të keni parasysh disa detaje: Përqendroni vëmendjen tuaj tek personi që keni përballë, tek eksperiencat dhe profesioni i tij. Tregoni dëshirën tuaj që ta njihni më mirë, por pa u bërë shumë agresive. Në qoftë se për shembull, takoni një doktor në një party, mos i thoni menjëherë: “Ah, ju jeni doktor, sa lekë fitoni nga puna juaj? “. Interesohuni për punën e tij, për arsyet që zgjodhi këtë punë, cilat janë ëndrrat e tij. Pjesa më e madhe e meshkujve e konsiderojnë këtë sjellje të parezistueshme.
Mos përdorni egoizmin tuaj. Në qoftë se për shembull, dikush ju thotë që sapo është kthyer nga Parisi, mos ju përgjigjuni menjëherë: “Kam shkuar dhe unë në Paris”. Pyeteni si ju duk qyteti, ku shkoi, çfarë i bëri më tepër përshtypje. Kur të mbarojë tregimin e tij mund të tregoni eksperiencat tuaja.
Në qoftë se ju bën një kompliment, përpiquni të mos flisni shumë”për veten tuaj. Mund t’ju thotë dikush: ”Nga mënyra si flet, kuptoj të duhet të jesh e shkëlqyer në punën tënde”. Përgjigja e saktë do të ishte: “Faleminderit. Më parë më the që të pëlqen kitara. Ke luajtur ndonjëherë?”. Në këtë mënyrë mësoni gjëra për të dhe nuk flisni shumë për veten. Kështu evitoni rrezikun të dukeni mburravece.
Pyeteni cilat gjëra e tërheqin më shumë dhe gjeni pikat e përbashkëta. Mund të zbuloni që ju pëlqen e njëjta muzikë, të njëjtët libra ose i njëjti sport. Nuk ka gjë më tërheqëse për të, sesa një femër e bukur me të cilën ka kaq shumë pika të përbashkëta.
Si mund t’i tërhiqni vëmendjen?
Që të tërhiqni vëmendjen e njeriut që ju intereson duhet të keni paraqitjen e duhur. Nuk flasim vetëm për veshjen dhe makijazhin, por për sjelljen tuaj, e cila duhet të jetë sa më e natyrshme dhe duhet të tregojë një femër që di çfarë kërkon. Kur flisni, është gjë e bukur të buzëqeshni lehtë, sepse fjalët dëgjohen më të këndshme dhe zëri më i ëmbël.
Buzët e bukura janë shumë tërheqëse. Tërhiqeni vëmendjen e tij duke kafshuar lehtë buzët. Kini parasysh që stili tërheqës që keni bazohet tek vetëbesimi juaj. Tregoni që keni kontrollin e jetës tuaj dhe që dini një sekret të cilin tjetri duhet ta zbulojë. Ky sekret është dashuria për veten tuaj dhe si rrjedhojë dhe për të tjerët.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje