10 mënyra si të krijoni atmosferë romantike pranë të dashurit tuaj.
Luani nën dritën e qirinjve
Shtroni një batanije përtokë, pranë zjarrit apo ngrohëses, fikni dritat (nëse s’ka rrymë më mirë!), ndizni qirinjtë dhe luani një lojë, çfarë të doni, mos u nxeh, shah, me letra ose edhe luftash.
Shikoni një video
Mbështilluni të dy me batanije, shikoni një video romantike, duke ngrënë diçka në shtrat.
Planifikoni pushimet që ëndërroni
Fantazoni së bashku se ku do të donit t’i kalonit pushimet e tjera. Edhe nëse nuk do të shkoni kurrë në atë vend, do të zbuloni më shumë për njëri-tjetrin, duke planifikuar.
Lexojini një tregim apo poezi të dashurit
Nuk duhet të ndiheni asnjëherë aq të mëdhenj sa për të mos lexuar një përrallë. Bëjeni me radhë, duke i lexuar njëri-tjetrit një tregim ose poezi me zë të lartë.
Dëgjoni muzikë
Harrojeni televizorin. Dëgjoni muzikë të lehtë, romantike dhe përqafohuni në divan.
Kërceni lehtë
Kur ka qenë hera e fundit që keni kërcyer muzikë të lehtë me partnerin? Veçanërisht nëse njëri ose të dy nuk kërceni zakonisht, ky është momenti i përsosur, për t’u lëkundur në krahët e njëri-tjetrit.
Përkëdhelni njeri-tjetrin
Krihni flokët e saj, masazhoni kurrizin e tij, çlodhuni bashkë në dritën e qirinjve.
Bëni bashkë një puzzle
Mbushni dy filxhanë me kakao të nxehtë ose liker dhe uluni përtokë, duke u munduar të formoni puzzle-in. Më vonë, pasi ta keni mbaruar, ngjiteni, vëreni në kornizë dhe vareni në mur, si një kujtim të bukur.
Shikoni fotografitë e vjetra
Dhe ndërsa iu vijnë ndër mend kujtimet e tërë asaj që keni kaluar bashkë, kujdesuni për fotografitë që kanë filluar të vjetrohen, duke i vendosur në një album fotosh ose duke i vënë në kornizë.
Ëndërroni së bashku për të ardhmen
Fantazoni bashkë për një shtëpi të re që do të kishit qejf ta blinit, për ndonjë rregullim që do të donit t’i bënit shtëpisë ose kopshtit. Madje mund të shtyheni më tej, duke menduar për ndonjë pjesëtar të ri në familjen tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShenjat e zodiakut që shkojnë më mirë me introvertët
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të zodiakut
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Masturbimi: Ja çfarë thonë feja dhe shkenca
Zhurma e çuditshme e ventilatorit në banjë, ky mund të jetë problemi
Mos merr vendime të mëdha kur je pa gjumë, thonë studiuesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia