LAJMI I FUNDIT:

Birra të trashë? JO!

Birra të trashë? JO!

Italianët e adhurojnë sepse është e mirë, dietologët e këshillojnë sepse të bën mirë, por e rëndësishme është që të mos ekzagjerohet në konsumim.

Ndoshta është e vërtetë që italianët nuk mund të krahasohen me popullatën e vendeve të Evropës Veriore, por nga statistikat e fundit, ku rezultojnë rreth 30 litra për person/çdo vit, ata mund ta cilësojnë shumë mirë veten si konsumues të shkëlqyer të së dashurës birrë. Kjo e fundit, në verë kthehet në një nga pijet më të adhuruara dhe mjaft e kërkuar, mbretëreshë absolute e kësaj stine.

Natyrale dhe mikeshë e zemrës

Në krahasim me pije të tjera alkoolike, si për shembull vera, birra nuk ka qenë asnjëherë në qendër të skandaleve, falsifikimeve, ose problemeve të tjera në aspektin e sigurisë ushqimore. Rezultati: konsumatorët kanë tek kjo pije një besim më të madh. Dhe për këtë janë të shpërblyer, duke qenë se shumë studime konfirmojnë aftësinë e saj për të ndihmuar zemrën për të luftuar radikalet e lira ("mbetjet" të prodhuara nga organizmi dhe që janë përgjegjëse për plakjen). E jo vetëm… Përveçse është një prodhim 100 % natyror (prej 9.000 vjetësh përbërësit e saj janë: ujë, elb, maja), birra është një prodhim i garantuar "Ogm free", pra pa organizma gjenetikisht të modifikuara.

Çfarë kuptohet me konsum "të moderuar"?


Cilësitë ushqyese të birrës tashmë dihen dhe vlerësohen. Po përse përderisa na ndihmon për të mbrojtur organizmin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe probleme të tjera serioze, duhet të bëjmë një konsum të moderuar të saj? Sa duhet të pijmë konkretisht? Për meshkujt, këshillohet që duhet të kufizohen në jo më shumë se një litër, ndërsa për femrat është e këshillueshme deri në 66 ml (afërsisht me dy kanaçe). Kjo sasi vlen gjithmonë, nëse gjatë ditës nuk pihen pije të tjera alkoolike.

Nuk të trash

Një ndër mitet më të përhapura për birrën, është se ajo të trash, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Për këtë arsye nisemi nga pikëpamja kalorike e saj. Kështu, një gotë birrë 25 ml, ka 102 kalori, që është e barabartë me kaloritë që ndodhen në një kavanoz me kos. Kështu sekreti është, të mbash llogarinë e kalorive të tjera të marra nga ushqimet gjatë gjithë ditës./Summer Pages/

Në trend Stil

Më shumë
Arsyeja e çuditshme pse nuk duhet të mbështesni kurrë kokën në dritaren e aeroplanit

Arsyeja e çuditshme pse nuk duhet të mbështesni kurrë kokën në dritaren e aeroplanit

A e dini se...
Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?

Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?

Çfarë të vizitosh
Përse është vagjina fantastike

Përse është vagjina fantastike

Intimitet dhe Pasion
Kuzhina e vogël e ëndrrave: Çdo centimetër përdoret në maksimum, ka vend për gjithçka

Kuzhina e vogël e ëndrrave: Çdo centimetër përdoret në maksimum, ka vend për gjithçka

Rregullimi i shtëpisë
Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

A e dini se...
Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë

A e dini se...
Kalo në kategori