Derisa disa djem kanë vështirësi për t'i bërë partneret e tyre të humbin kokën pas seksit, të tjerë kanë vështirësi për të ngopur dëshirat seksuale të femrave.
Po, po, ka shumë femra në botë për të cilat seksi është më i rëndësishëm se sa djali me të cilin janë lidhur. Madje disa prej tyre janë të fiksuara pas seksit, saqë nuk mund të mendojnë për gjë tjetër. Në daç besojeni, në daç jo, teoria që burrat mendojnë për seksin më shumë se gratë, nuk është gjithmonë e vërtetë.
Pra, si mund të zbuloni nëse një grua është e obsesionuar nga "ajo gjëja"? Ja disa shenja alarmi (ose fati, merreni si të doni)
Ooh, ç’është ai?
Kur ju dhe femra me të cilën shoqëroheni dilni shëtitje, a ia ngul ajo sytë çdo mashkulli në rrugë? Por kini kujdes! Ka femra që shikojnë pantallonat e meshkujve pa pasur qëllim që të shkojnë me ta. Ju duhet të ruheni nga ato që vështrojnë në mënyrë ekzaminuese, për të parashikuar masën e gjëra të tjera si këto dhe që imagjinojnë se si mund të jetë ai mashkull në krevat ose në dush. Vëzhgojeni, pra! Nëse ajo vazhdimisht shikon meshkuj të tjerë, kjo do të thotë edhe se ju nuk e ngopni.
Më shumë seks, më shumë seks
Nëse keni bërë seks jo një herë, jo dy herë, por tri herë brenda një nate dhe ajo kërkon akoma t’ju kërcejë sipër si një lepur në periudhën e ndërzimit, ndërsa ju doni të hyni në botën e ëndrrave, atëherë është e mundur që ajo nuk ngopet me seks – ose thjesht nuk ngopet me seksin që bën me ju. Ju meshkuj duhet të ndiheni të prekur në sedër, nëse keni dhënë gjithçka mundni dhe ajo është ende e pakënaqur. Kështu pra, megjithëse shumë meshkuj mendojnë se
të kesh një femër që do të bëjë dashuri gjithmonë është si të kesh një shtëpi të mbushur me diamante, të tjerë nuk janë dakord, dhe me të drejtë.
E ngatërron seksin me dashurinë
Disa femra mendojnë gabim se seksi është i barabartë me dashurinë dhe e përdornin seksin si një mjet për të fituar fuqi dhe dashuri. Atyre u mungon afrimiteti emocional dhe kërcejnë nga njëri partner te tjetri ose bëjnë seks me shumë partnerë në të njëjtën kohë.
Përvoja traumatike
Ndonjëherë, gratë e përdorin seksin si një mjet për të maskuar dhimbjen. Dhe, ashtu siç do të thoshte një psikoterapist, këto femra ka shumë mundësi të kenë vuajtur nga braktisja në fëmijëri, të kenë pasur çrregullime në familje (megjithatë kjo nuk do të thotë se të gjitha ato që kanë pasur një fëmijëri të vështirë do
të bëhen të pangopura).
Mungesa e autostigmës
Disa femra ndjejnë se janë të pavlefshme dhe të paafta për t’u dashuruar nga dikush dhe prandaj u duket se seksi, në një farë mënyrë, i furnizon ato me afrimitetin emocional, të paktën momentalisht.
Të fiksuarat
Seksi mund të bëhet një sëmundje e vërtetë për disa femra, madje edhe një mjet për të ulur stresin. Nëse ato nuk kanë një partner fiks, atëherë ato dalin nëpër qytet derisa të gjejnë prenë e tyre, që do t’u përmbushë nevojën e momentit.
Thjesht e duan
Do ta keni të vështirë të gjeni ndonjë gjë tjetër që i ngjan ndjenjës së orgazmës dhe prandaj shumë femra duan thjesht të shijojnë kënaqësinë e momentit. Po, ato duan seksin, kaq e thjeshtë është.
Si të merresh me këto femra
Si t’ia bësh pra nëse ke qëlluar në një femër që e pëlqen seksin më shumë se të bërit pazar? Si mund të siguroheni se ajo nuk do t’ia hapë këmbët postierit, sapo ju të niseni për një udhëtim që zgjat më shumë se 3 ditë? Ndoshta lodrat e shtratit mund t’i bëjnë shoqëri asaj për pak, por nuk ka asgjë që zëvendëson prekjen nga dora e një mashkulli.
Mbaje zjarrin ndezur, edhe kur nuk je në shtëpi
Merre në telefon dhe zbavituni duke bërë biseda të nxehta e duke i treguar asaj se çfarë do t’i bëni kur të ktheheni.
Jepini një zarf të mbyllur
Përpara se të niseni, jepini një zarf të mbyllur dhe thojini të mos e hapë deri atë natë. Çfarë të shkruani? Epo, do t’i tregoni se sa shumë ju pëlqeu dashuria me të një natë më parë dhe se iu pëlqeu kur e dëgjuat të rënkonte, e kështu me radhë. Gjithashtu duhet t’i lini mesazh që ajo të bëjë një dush, të veshë të brendshmet më seksi që ka dhe të fillojë të përkëdhelet me duart e saj, sigurisht duke imagjinuar se janë tuajat. Detyrojeni që pasi të arrijë kulmin, t’ju marrë në telefon dhe t’ju thotë se si ishte.
Mbushe me fotografi seksi
Se kemi fjalën për fotografi porno. Por, nëse e dini se ajo çmendet pas syve tuaj, u bëni një fotografi nga afër dhe shkruani diçka prapa fotos. Sigurisht, ajo do të ndizet nga ideja juaj gjeniale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Hiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A