LAJMI I FUNDIT:

Ai thotë diçka, ajo mendon diçka tjetër

Ai thotë diçka, ajo mendon diçka tjetër

Të panumërta janë rastet, kur gjatë komunikimit mes meshkujve e femrave, fjalët keqinterpretohen nga të dyja anët. Është e paqëndrueshme bindja se vetëm femrat gënjejnë...

…Gënjejnë edhe meshkujt. Te të dyja palët shpesh ndodh që të shpejtojnë të sjellin përfundime të ndryshme duke filluar edhe imagjinatën e tyre, pas përgjigjeve të partnerit, e që në të vërtet s’ka të bëjë me realitetin fare.

Këshilltarja për çështje seksuale e revistës më të lexuar britanike, "The Sun", Sarah Hedley, duke dashur që t’i zhvesh dhe komentoj vetëm mendimet e meshkujve, për t’i bërë më të lehtë femrës që ta kuptoj botën e tij, thotë: "Meshkujt janë sikurse një sapun i lagur, sa më tepër që përpiqeni ta shtrëngoni, aq më shumë rrëshqet nga dora. Në ato çaste ai ndjen se i zihet fryma dhe e humb lirinë e tij, hapësirën dhe automatikisht fillon të ikë." Këtë, sipas Sarah Hedley, më së miri mund ta kuptoni nëse i analizoni thëniet e meshkujve gjatë bisedave me ata.

Në të shumtën e rasteve meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë e thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që e doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijoj fotografi joreale në kokë.

Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon, "Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkoj argëtim".


Nëse mashkulli ju thotë: “Do të telefonoj më vonë”, mos e lini me kaq. Nëse më vonë nuk ju ka thirrur, provoni ju ta thirrni. Në çastin kur duhet ta telefonojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht ngaqë aftësia e koncentrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.

Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: "Më duhet pak hapësirë", atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij. Në të vërtet me atë thënie ai dëshiron që në mënyrë pak më njerëzore t’ju thotë: "Pse nuk zhdukesh diku larg syve të mi së paku për një kohë". Sarah thotë se meshkujve në të vërtet nuk ju duhet hapësira, ngaqë kur ata e fitojnë atë hapësirë të kërkuar, nuk dinë dhe nuk kanë me çfarë ta mbushin. Kudo në atë hapësirë të tyre mund të shohësh birra, kuti picash, konserva etj… Për këtë, është mirë që kur të dëgjoni diçka të tillë, të zhdukeni pak me një krenari, dhe t’i leni hapësirë që ai të kuptoj se ka gabuar rëndë. Në shumë raste, sapo të kuptoj këtë, ai do të vrapoj t’ju gjej.